Tjetër park fotovoltaik, IN Food sh.p.k projekt 2.7 milionë euro në Shkodër

06/07/2017 8:39 AM 1 koment

Ka një interes në rritje për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme dhe specifikisht nga dielli. Kompania e radhës që ka aplikuar pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, këto ditë është IN Food sh.p.k , e cila parashikon që të ndërtojë një park fotovoltaik me kapacitet 1.975 MW në zonën “Gomsiqe”,  Qarku Shkodër.

Projekti

“Shoqëria “IN FOOD” Sh.P.K. ka aplikuar për pajisjen me autorizim paraprak në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni” i ndryshuar, për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën “Gomsiq’, Qarku Shkodër me një sipërfaqe totale të projektit rreth 38.000 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 1.975 MW me një vlerë investimi rreth 2.7 milion Euro” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pranë ministrisë së Energjisë gjatë këtij viti ka pasur disa shprehje interesi për parqe fotovoltaikë  në zona të ndryshme në vend që në total kapin një vlerë disa dhjetra milionë euro. Kapaciteti i instaluar i tyre, të marra veç e veç, llogaritet nën 2 MW duke bërë që mos trajtohen si koncesione tipike.

Në çdo rast të propozuar, nga ana e Ministrisë, pas vlerësimit të projektit dhe dokumentacionit bëhet një shpallje me afat 15 ditor, për t’ju lënë mundësi palëve të treta, të shprehin komentet apo rezervat që mund të kenë. Në rast se nuk ka problematika, këto projekte kalojnë në fazën finale të miratimit.

 

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Paulin Mecaj Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Paulin Mecaj
Guest
Paulin Mecaj

sipas mendimit tim
gjeja me e mire qe po ben ministria e energjitikes te hap rrugen investitoreve per kete prodhim energjie, te cilen bota ben prodhim prej qindra MW te ketije lloji
dhe bravo ju qofte investitoreve qe arrijne ti finalizojne