Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi t’i japë Çmimin Nobel për Fizikën 2023 Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier “për metodat eksperimentale që gjenerojnë impulse drite attosekondë për studimin e dinamikës së elektroneve në materie”.
Fituesit e Çmimit Nobel 2023 për Fizikën u vlerësuan për eksperimentet e tyre, të cilat i kanë dhënë njerëzimit mjete të reja për të eksploruar botën e elektroneve brenda atomeve dhe molekulave.
Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier kanë treguar një metodë për të krijuar impulse drite ekstremisht të shkurtra, që mund të përdoren për të matur proceset e shpejta ku elektronet lëvizin ose ndryshojnë energji.
Puna e fituesve të Çmimit Nobel ka ndihmuar në studimin e proceseve aq të shpejta, që më parë ishin të vështirë për t’u ndjekur.
Zbatimet e mundshme janë të shumta. Në elektronikë, për shembull, është e rëndësishme të kuptohet dhe të kontrollohet sjellja e elektroneve në një material.
Impulset në attosekondë mund të përdoren edhe për të identifikuar molekula të ndryshme, si për shembull në diagnostikimin në mjekësi.