Stambolli deri në fund të muajit tetor u vizitua nga 12 milionë e 690 mijë e 376 turistë të huaj.
Prefekti i Stambollit, Ali Jerlikaja (Yerlikaya) në një postim të bërë në median sociale Twitter bëri të ditur se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është regjistruar një rritje prej 11,91% në numrin e vizitorëve të huaj dhe shtoi: “Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në mirëpritjen e Stambollit”.
Sipas grafikut në postim, për 10 muaj, gjatë periudhës janar-tetor 2019 nga Gjermania në Stamboll kanë ardhur 965 mijë e 115 turistë, nga Iraku 595 mijë e 847 mijë, nga Franca 436 mijë e 429, nga Irani 774 mijë e 682, nga Rusia 586 mijë e 317, nga Anglia 421 mijë e 292, nga Arabia Saudite 403 mijë e 25, nga Kina 335 mijë e 749, nga Amerika 396 mijë e 828, nga Kuvajti 297 mijë e 808 dhe nga vendet e tjera 7 milionë e 477 mijë e 284 turistë të huaj.
/TRT TURKEY