Udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont ka qëndruar i palëkundur në vendimin e tij për të mbajtur ‘pezullimin’ e deklaratës së pavarësisë së rajonit nga Spanja, pavarësisht nga kërkesa për qartësi nga Madridi, duke sfiduar kështu qeverinë qendrore se do të mbante premtimin për të marrë me forcë kontrollin e rajonit.
Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy javën e kaluar i dha “afat” Puigdemont deri të hënën, për të deklaruar nëse Katalonia kërkon ndarje, duke paralajmëruar kështu rajonin për përdorimit e nenit 155 të kushtetutës spanjolle.
Ky nen është një i ashtuquajtur “opsion bërthamor”, i cili lejon Madridin të shpërndajë qeverinë rajonale dhe të thërrasë zgjedhje të reja rajonale. Qeveria qendrore gjithashtu mund të marrë përsipër forcat e policisë lokale dhe kanalet televizive.
Po, shkruan FT sot, z. Puigdemont kundërshtoi thirrjet nga qeveria spanjolle për një përgjigje të qartë (po ose jo), duke thënë se deklarata mbeti “pezull” dhe bëri thirrje për dialog.
Z. Puigdemont shkroi se Katalonia kishte fituar të drejtën për të qenë kombi i saj pas një referendumi të diskutueshëm më 1 tetor, ku më shumë se 2 milion njerëz dolën për të votuar për largimin e rajonit nga Spanja.
Analistët dhe politikanët në Barcelonë dhe Madrid tani e shohin aplikimin e nenit 155 si gjithnjë e më të mundshëm. Artikulli nuk është përdorur kurrë dhe do ta çonte vendin në ujërat kushtetuese të paeksploruara.
Në letrën që zotëron FT thuhet se Z. Puigdemont gjithashtu e quan një “ofertë të sinqertë dialogu” me Z. Rajoy. Por thirrjet për dialog kanë qenë vazhdimisht të refuzuara nga qeveria spanjolle, për sa kohë që qeveria katalanase këmbëngul të flasë për pavarësinë – e cila është e ndaluar nga kushtetuta spanjolle.