Universiteti i Prishtinës, ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të ri për vitin akademik 2019/2020. Këtë vit është paraparë që UP të pranojë 7 mijë e 116 studentë në 66 programe studimi. Universiteti i Prishtinës ka paraparw edhe regjistrimin e studentëve që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2019/2020. Këtë vit është paraparë që UP të pranojë 7 mijë e 116 studentë në 66 programe studimi.
Në numrin prej 7 mijë e 116 studentë, 6 mijë e 206 do të jenë studentë të rregullt, ndërsa 910 studentë me korrespodencë. Për dallim nga herët e tjera, këtë vit nuk është paraparë kuota për studentët që janë familjarë të ngushtë të dëshmorëve.
Dekani i Fakulteti Filozofik, Bujar Dugolli ka thwnw se maturantët që sapo kanë diplomuar dhe të gjithë të interesuarit e tjerë edhe jashtë Kosovës, kanë mundësi të jashtëzakonshme, që rrugën e tyre drejtë karrierës, t’a ngrisin në ndonjërin nga trembëdhjetë fakultetet e UP-së, që numërojnë dhjetëra programe e specializime.
“Kandidatet për student, do kenë shumë oferta, shumë kolegje e universitete të tjera, por asnjëri nuk mund t’i afrohet cilësisë së universitetit tonë, pavarësisht përpjekjeve të çdo llojllojshme për t’a penguar UP-në, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
Kurse, rorektori për mësim dhe çështje të studentëve, Hysen Bytyçi, ka bërë të ditur për se konkursi do të jetë i hapur deri të premten e javës së ardhshme.
“Prej sot të gjithë të interesuarit mund të bëjnë aplikimet dhe konkursi mbetet i hapur deri të premten në ora 16:00. Do të thotë të premten e ardhshme me datë 12 korrik. Ne vërtetë jemi të lumtur që ofrojmë një mundësi për regjistrim të studentëve në UP në 7 mijë e 116 vende, në 66 programe studimore të nivelit bachelor. Natyrisht në kuadër të këtyre programeve janë edhe 5 programe që ne i quajmë programe të studimeve të integruara e që janë specifikë për arkitekturën, mjekësinë dhe veterinarinë”.
Ai ka treguar se cilat janë kushtet që duhet të përmbushin studentët për të qenë pjesë e UP-së.
“Kushtet janë përafërsisht sikurse viteve të kaluara, e sidomos të vitit të kaluar. Për studentët të cilët kanë provimin e maturës apo iu kanë nënshtruar provimit të maturës, suksesi i treguar gjatë provimit të maturës është 30 për qind e formulës së përllogaritjes së rezultatit final të aplikantëve të ndryshëm. 30 përqindëshi tjetër vjen nga suksesi në shkollimin e tyre paraprak, në shkollën e mesme dhe 40 për qind vjen nga testi që është specifikë për programin studimor dhe i cili përpilohet nga njësitet akademike”.
Ata që dëshirojnë të aplikojnë në UP e që kanë kryer studimet në kohën kur nuk ka pasur test të maturës, atëherë për ta llogaritet suksesi me 70 për qind të testimit në fakultetin ku aplikon, kurse 30 për qind nga suksesi i shkollës së mesme.
Si shtesë e numrit të përgjithshëm UP do të regjistrojë deri në 12 përqind të studentëve nga komunitetet jo shumicë. Po ashtu, është paraparë edhe regjistrimi i studentëve që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës.
Konkursi nga sot do të jetë i hapur deri më 12 korrik, ku studentët do të kenë mundësi që në mënyrë elektronike të aplikojnë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.