Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 1.8 për qind, njëkohësisht edhe rritja e tij më e lartë ditore që prej muajit janar të këtij viti.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.7 për qind, duke shkuar në 21,320.80 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 1.5 për qind, duke shkuar në 1,550.98 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 2.26 për qind, në 28,120.99 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, u rrit me 0.96 për qind, duke shkuar në 2,918.04 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, u rrit me 1.24 për qind, duke shkua në 2,124.78 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.