Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI iu drejtua fitimit të parë javore në më shumë se një muaj, teksa rritja ekonomike e SHBA doli jashtë parashikimeve, duke rritur perspektivën e kërkesës në konsumatorin më të madh të naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent u rrit në Londër.
WTI për dorëzimet e tetorit ishte në 94.78 dollarë për fuçi në bursën e Neë York, ku u rrit 23 cent. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 33 për qind nën mesataren 100-ditore. Çmimet kanë rënë 3.4 për qind në muajin gusht dhe 3.7 për qind këtë vit.
Brent për dorëzimet e tetorit u rrit gati 36 cent ose 0.4 perqind në102.82 dollarë për fuci në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 7.94 dollarë, krahasuar me 8.64 dollarë në fund të javës së kaluar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.