Indeksi FTSE i Azisë Paqësore humbi 0.8% në 218.09 teksa atmosfera u pezmatua pasi Agjensia Zyrtare e Lajmeve të Kinës Xinhua News Agency tha se Beijing-u nuk ka ndërmend të fillojë planin e masave për stimuj gjithëpërfshirës me synim përshpejtimin e ritmeve të rritjes së ekonomisë .
“Qëllimi i qeverisë kineze është shumë i qartë: ajo nuk do të fillojë asnjë plan tjetër masiv për stimuj që synojnë nxitjen e rritjes ekonomike,” deklaroi Xinhua. “Përpjekjet e sotme për të stabilizuar rritjen nuk do të jenë si ato të tre viteve më parë.”
Indeksi Hang Seng i Hong Kong-ut ra 1.9% në 18,690.22 ndërsa Indeksi i Kombinuar Shanghai i Kinës ra 0.2% në 2,384.7.
Aksionet financiare udhëhoqën rënien në Hong Kong me HSBC Holdings që ranë 2.8% në HK$61.25 dhe Bankën e Komunikimeve që ra 1.4% në HK$5.07. Siguracioni i Jetës së Kinës ra 2.6% në HK$18.26.
Aksionet e pasurive të paluajtshme gjithashtu humbën terren, me Hang Lung Properties që ra 3.1 % në HK$24.75 dhe Wharf Holdings me rënie 3.2% në HK$40.70.
Nga ana tjetër China Vanke, agjencia më e madhe e pasurive të paluajtshme në vend, sipas shitjeve, fitoi 0.4% në Rmb9.31, pasi JPMorgan Chase kishte rekomanduar blerjen e aksioneve të pasurive të paluajtshme.
Çmimet e ulëta të mallrave gjatë mbrëmjes gjithashtu ulën aksionet e rezervave, me Cnooc që ra 1.7% në HK$14.18 dhe Citic Pacific që ra 1.8% në HK$11.76.
Aksionet e rezervave ishin të ulëta edhe në Sidnej, duke lënë indeksin S&P/ASX 200 0.5% më të ulët, në 4,094.23.