“6 mujori i dytë i 2011 rregjistroi një ngadalësim të ecurisë së tregut të zyrave si dhe një bllokim të projekteve të zyrave akoma në zhvillim në Tiranë. Tregu i ambienteve tregtare, ndryshe nga ai i zyrave, shënoi një rritje me hapjen e qendrës më të re tregtare Tirana East Gate ku hapësirat moderne edhe konteporane kanë tërhequr një grup gjigand si Carrefour” deklaroi Stela Dhami, Drejtoreshë e Përgjithshme e Colliers International në Shqipëri.
Gjate 6-mujorit të dyte të 2011, tregu i zyrave mbeti statik për sa i perket stokut aktual e çmimeve. Përkundrazi në godinat më të mira në treg është verejtur edhe një rritje e çmimit të qerave. Pritet që kjo tendencë të vazhdojë deri në hapjen e qendrës Tirana Business Park dhe TID Toëer.
Ndersa tregu i ambienteve tregtare ka qenë shumë dinamik gjatë gjashtë mujorit të dytë të 2011. Në Nëntor të 2011, 41,200 m2 u shtuan në stokun e qendrave tradicionale tregtare me hapjen e Tirana East Gate-it, qendra me e re e me madhe tregtare në vend. Por nga ana tjeter mbyllja e gjigandit Gjerman Praktiker uli stokun e qendrave tregtare të specializuare me 11,000 m2.
Hapesirat e lira me qera të zyrave shënuan një ulje prej 1% gjate 6-mujorit të dytë të 2011 duke arritur në shifrën totale prej 10% ose 6,365 m2 krahasuar me 11% ose 7,000 m2 te regjistruara gjate 6 mujorit e parë të 2011. Paralelisht me zyrat, qendrat tregtare pësuan gjithashtu një rritje shumë të vogël në hapësirat e lira me qera me 0.01% krahasuar me 6-mujorit të parë të 2011 duke arritur në shifrën totale prej 10.7%.
Çmimet mesatare të qerave vazhdojnë të mbeten konstante me disa luhatje minimale për disa nga kullat e biznesit. Rruget kryesore te ambjenteve tregtare në Tiranë kanë regjistruar çmime të qerave që variojne nga 17-24.5 €/m2. Ndërsa çmimet e qerave nepër qendrat tregtare, shënuan nje ulje të vogël gjatë 6 mujorit të dytë të 2011.
Colliers parashikon nje qëndrueshmëri të mëtejshme të çmimeve dhe hapesirave të lira me qera përgjate 6 mujorit të parë të 2012 si në tregun e zyrave ashtu edhe në atë të ambjenteve tregtare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.