Çdo ditë, në orën shtatë të mbrëmjes, përgjatë bregdetit të Batumi, në Gjeorgji, dy statuja të mëdha, Ali e Nino, takohen, puthen dhe përshkojnë njëra-tjetrën. Kjo është historia e trishtë e dy të dashuruarve, e treguar nëpërmjet veprës së artistes Tamara Kvesitadze.
Një statujë gjigante në lëvizje, që çdo mbrëmje tërheq mijëra kureshtarë e turistë nga e gjithë bota.
Kjo vepër, në çelik, e njohur si “Statuja e dashurisë” është tetë metra e gjatë dhe përbëhet nga dy figura transparente në segmente të mbivendosura. Skulptura frymëzohet nga një histori dashurie që përfundon në mënyrë tragjike nga romani austriak i vitit 1937, Ali e Nino.
Ali e Nino u ndanë për shkak të fillimit të revolucionit rus. Ali, një azer mysliman, dashurohet me një princeshë gjeorgjiane, Nino, por për fat të keq lidhja e tyre ndërpritet tragjikisht nga shpërthimi i një bombe që godet shtëpinë e Ali, i cili vdes. Pjesa më e madhe e romanit zhvillohet në qytetin historik të Baku, mes viteve 1917 – 1920.
Autori i romanit është i panjohur, por pseudonimi i tij është Kurban Said. Titulli i librit është bërë një klasik në letërsinë kaukaziane dhe konsiderohet romani më i mirë kombëtar në Azerbajxhan.
si e ka titullin libri.?