Urime gazmore, serioze apo inovative. Ekzistojnë aplikacione për të gjitha shijet. QualeScegliere.it ka analizuar 50 të tilla dhe ka zgjedhur më të mirat
Christmas Face Sticker
Tashmë, edhe urimet për Krishtlindje bëhen nëpërmjet rrjeteve sociale dhe është e rëndësishme të keni aplikacionet e përshtatshme për t’ua dërguar urimet tuaja miqve dhe njerëzve të dashur. Këto aplikacione ju lejojnë të ngarkoni një foto dhe ta modifikoni, duke u shtuar korniza, figura, tekste apo dekoracione të tjera që lidhen me temën e Krishtlindjeve. Fotot, ose ato GIF, mund të ruhen pastaj në galerinë e fotove të smartfone dhe t’i ndani më pas në rrjete sociale të ndryshme, email apo në Whatsapp.
Christmas Face Sticker është falas dhe i disponueshëm për telefonat me sistem operativ Android; por ekziston dhe një version me pagesë. Ndërsa aplikacioni më i ngjashëm për iOS është Christmas Photo- Effects Frames, Pic Filters Editor. Të dyja ju japin mundësitë krijoni një version modern dhe të këndshëm të kartolinës suaj të urimeve që bëhet në këtë mënyrë dixhitale dhe personale, përveçse është e bukur dhe origjinale.
Elf Yourself është bërë viral: falë këtij aplikacioni ju mund të krijoni video të bukura që i shndërrojnë protagonistët në elfë të vërtetë Krishtlindjesh. Ju mund të ngarkoni deri në 5 foto (të miqve, të njerëzve të dashur) dhe të zgjidhni një lloj kërcimi ndër ato që janë të disponueshme.
Sistemi realizon automatikisht një video ku njerëzit shndërrohen si me magji në elfë që kërcejnë në koreografi të çuditshme në rrugë, në fabrikën e Babagjyshit të Krishtlindjeve apo në mes të borës. Ky aplikacion është falas, i disponueshëm si në sistemin operativ Android si në atë iOS; në versionin me pagesë ka më shumë opsione për personalizimin. Elf Yourself është shndërruar në një aplikacion që duhet ta keni patjetër për Krishtlindje.
Që t’i bëni të ëndërrojnë më të vegjlit në vigjilje të Krishtlindjeve është edhe PNP 2017. Aplikacioni Portable North Pole ju sjell atmosferën e Krishtlindjeve në shtëpinë tuaj, falë krijimit të videomesazheve të personalizuara, për të mëdhenj dhe të vegjël, nga ana e Babagjyshit të Krishtlindjeve dhe elfëve të tij.
Bëhet fjalë për një aplikacion falas për funksionet bazë, i disponueshëm si për sistemin operativ Android edhe atë iOS; në versionin me pagesë vë në dispozicion më shumë funksione ekstra, si mundësia për të bërë “një video-thirrje” me këtë temë, “regjistrimin e reagimit” të fëmijëve kur të shohin Babagjyshin që u drejtohet atyre, apo “vendimin e Babagjyshit të Krishtlindjeve” për të ditur në kohë reale se kush është sjellë mirë dhe kush më pak.
Është GPS i Babagjyshit të Krishtlindjeve, gjurmuesi i lëvizjeve të tij. Santa Tracker – Where is Santa Claus ju lejon të gjeni Babagjyshin dhe të dini se çfarë është duke bërë në kohë reale.
Me këtë aplikacion është e mundur të shihni pozicionin e tij në lidhje me Polin e Veriut dhe distancën që duhet të përshkojë slita mbrëmjen e 24 dhjetorit; ju mund të mbani në kontroll edhe numërimin e ditëve mbrapsht deri sa të vijnë Krishtlindjet, por mbi të gjitha të netëve. Aplikacioni është gratis dhe i disponueshëm në gjuhën angleze në sistemin operativ Android dhe iOS.
Burimi: Corriere della Sera