Aksionet aziatike ranë pasi vlerësimet arritën nivelin më të lartë këtë vit dhe teksa BHP Billiton Ltd. ra, duke udhëhequr aksionet e materialeve drejt rënies më të madhe në treguesin rajonal.
Indeksi MSCI Asia Pacific Index ra 0.1 perqind në148.65 në Hong Kong, me një numër të barabartë aksionesh që ranë dhe që fituan. Treguesi u mbyll dje brenda 1 perqind të nivelit më të lartë në gjashtë vjet teksa u zbeh shqetësimi rreth konfliktit global. Të dhënat dje treguan se presionet e inflacionit të SHBA-së vijojnë të jenë të kufizuar dhe industria e ndërtimit po fillon të rritet teksa Fed vëzhgon raportet ekonomike në ndihmë të treguesit për të sinkronizuar rritjen e normës së interesit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.