Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 40 cent dhe u tregtuan me 66.65 dollarë amerikanë për fuçi. Javën e kaluar Bretn u rrit me 6.7 për qind.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 54 cent dhe u tregtuan me 56.13 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u tregua me 1,325.30 dollarë amerikanë për onz, duke iu afruar kështu nivelit të tij më të lartë të 9 javëve të fundit ku u tregtua me 1,326.30 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.