“Më elektrifiko” mund të jetë një markë, një logo ose thjesht trendi më i fundit në Bullgari. Nga viti 2018, blerja e një automjeti elektrik në vendin ballkanik mund të bëhet një nga investimet më të mençura për jetën e dikujt, shkruan Sofia Globe.
Kjo nuk do të jetë thjesht një blerje miqësore ndaj mjedisit, por edhe një investim që do të jetë i lehtë për t’u përdorur, pasi stacionet e ngarkimit (karikimit, rimbushjes së mjeteve me energji) të automjeteve elektrike do të shtohen shumë më tepër në Bullgari, përgjatë të gjitha rrugëve kryesore kryesore.
Për shkak të një partneriteti midis ofruesit më të madh të automjeteve elektrike në Bullgari, eMobility International me Swiss ABB, infrastruktura e ngarkimit të vendit do të zgjerojë rrjetin ekzistues, stacionet e të cilit tani mund të gjenden në rrugët ndërkombëtare “nga Sofja në kufirin grek me instalime në vende të rëndësishme duke përfshirë Sofjen, Varnën, Veliko Turnovën, Blagoevgradin, Sandanskiun, Rakovskën, Stara Zagorën, Liubumetzin dhe Burgasin “, thuhet në njoftimin e ABB.