Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane ndryshoi pak, me kapitalet drejtuar për një fitim javorë, teksa kryetarja e Rezervës Federale Janet Yellen përsëriti se banka qendrore do të vazhdojë të mbështesë ekonominë. Indeksi i kontratave amerikane të së ardhmes ndryshoi pak, ndërsa aksionet aziatike u rritën.
Kontratat e së ardhmes për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në qershor humbën më pak se 0.1 për qind në 3,077 në Londër. Kontratat për indeksin FTSE 100 Index të Mbretërisë së Bashkuar ra 0.1 për qind, ndërsa kontratat e së ardhmes për Indeksin Standard & Poor’s 500 Index ranë 0.2 për qind. Tregjet në Danimarkë, Norvegji dhe Island janë mbyllur për festën e të Enjtes së Shenjtë. Në Suedi tregtimi pritet të mbyllet në orën 13:00 të drekës me orën locale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.