Indeski i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane u rrit, me kapitalet drejtuar për fitimin e dytë javor, teksa investitoërt prisnin fjalimin e presidentit të BQE-së Mario Draghi që ka të ngjarë të dëshmojë për të tjerë stimuj. Indeksi i kontratave amerikane të së ardhmes dhe aksinet aziatike gjithashtu kërcyen.
Kontratat për indeksin Euro Stoxx 50 Index që përfundojnë në dhjetor shtuan 0.3 perqind në 3,108 në Londër. Indeksi Stoxx Europe 600 Index reduktoi përparimin javor në 0.8 perqind dje teksa minierat ranë pasi të dhënat e eurozonës dhe prodhimi kinez rezultuan larg parashikimeve. Kontratat e së ardhmes për indeksin Standard & Poor’s 500 Index u rritën 0.2 perqind sot dhe indeksi MSCI Asia Pacific fitoi 0.4 perqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.