Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka sqaruar në Komisionin e Ekonomisë nismën e qeverisë për të drejtën për huamarrje pa aprovimin e Parlamentit.
Cani tha se kjo e drejtë kërkohet për shuma që janë nën nivelin e borxhit, ndërsa për shuma që e kalojnë atë duhet aprovimi parlamentit. Me arsyetimin se tregu i eurobondit është shumë fleksibël dhe vonesa në procedura sjellin edhe kosto ekonomike.
Mirëpo për kryetarin e Komisionit, Erjon Braçe ky ligj nuk është i shkruar qartë, pasi nuk është Kuvendi që përcakton përqindjen e normës së interesit, për këtë arsye ligji u shty për të patur një rishikim nga Komisioni Ligjeve. Ndërsa deputeti Anastas Angjeli tha se ky ligj bie ndesh me kushtetutën që përcakton se, është Kuvendi që miraton marrëveshje të huaja. / Shekulli.com
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.