Zyrtare ardhja e brazilianit nga Watford…
Disa mund të mendojnë se është një shaka, të tjerë do të thonë se në fund është një investim tek një ndër talentet brazilianë më të rëndësishëm. Fakti është se Everton, për të 11-n herë, ka paguar një shifër të lartë për një lojtar që nuk është ndër më të mirët në botë.
Është zyrtare marrëveshja me Watfort për Richarlison. Sulmuesi brazilian, i cili i ka kushtuar Everton 56 milionë euro, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare deri në vitin 2023.
Richarlison u transferua te Watford nga Fluminense (klub brazilian) për 11 milionë sterlina në vitin 2017. Në një sezon në Premier League ka shënuar 5 gola dhe ka bërë një përshtypje të mirë të përgjithshme. Por nëse do të bëhet një yll botëror, mbetet për t’u parë. Fakti është se Everton, në vitet e fundit, ka treguar se nuk kursehet në blerje. Mendimi i përgjithshëm i tifozëve është i sintetizuar në një fjali: 55 milionë për Richarlison, 45 milionë për Sigurdsson. Në praktikë, mund të kishim blerë Ronaldon”.
Blerjet e bujshme të Everton, gjatë merkatos së fundit:
Në 2017/2018 Everton ka blerë:
– Michael Keane (Burnley) për 28,5 milionë euro
– Jordan Pickford (Sunderland) për 28,5 milionë euro
– Davy Klaassen (Ajax) për 27 milionë euro
– Gilfy Sigurdsson (Sëansea) për 50 milionë euro
– Cenk Tosun (Besiktas) për 22,5 milionë euro
– Theo Walcott (Arsenal) për 22,5 milionë euro
– Nikola Vlasic (Hajduk Spalato) për 10,5 milionë euro
– Henry Onyekuru (Kas Eupen) për 8 milionë euro
– Sandro Ramirez (Malaga) për 6 milionë euro
Këtyre blerjeve i shtohet edhe Richarlison për 56 milionë euro. Totali i shpenzimeve arrin në 259,5 milionë euro.
Sa u përket shitjeve më të bujshme përmendim: Lukaku (tek Manchester United, 84,7 milionë); Barkley (Chelsea, 17 milionë), Deulofeu (12 milionë, Barcelona), Cleverley (9,3 milionë, Watford). Ndërsa këtë sezon, Funes Mori u transferua tek Villarreal për 12 milionë.