Nuk do të ketë një model të tretë në familje “i”: i3 dhe i8 do të mbeten të vetëm deri në vitin 2021, kur do të vijë modeli autonom iNEXT, – thotë Hildegard Wortmann, kreu i markës gjermane
“i”-ja, është e destinuar të mbetet një familje e vogël. Modelet i3 dhe i8, që në vitin 2012 tronditën botën automobilistike, nuk do t’u lindi as një i4 e as një i5. Kjo është deklaruar nga Hildegard Wortmann, një yll në rritje në qiejt e Mynihut, i cila në kohë të shkurtër kaloi nga Mini te marketingu i BMW-së, derisa të ketë përgjegjësinë e plotë të markë, sqaron në këtë intervistë strategjitë në të ardhmen.
Cila është gjendja e programit “i”? Të lë përshtypjen se kohët e fundit është ngadalësuar …
Kjo ishte gjëja më e mirë që ne kemi bërë. Filluam të punonim dhjetë vite më parë dhe na ka dhënë mundësinë për të fituar shumë përvojë në fushën e elektrifi kimit. Ideja nuk ishte për të bërë disa produkte dhe të përfundonte atje, por për të lejuar zhvillimin e koncepteve të reja, nga të cilat elektrifi kimit është njëra.
Për këtë arsye është quajtur “i”, e cila mund të qëndrojë për inkubator, inovator, dhe kështu me radhë, dhe jo “e”, si do të ishte logjike nëse fokusi do të ishte ekskluzivisht elektrike. Me pak fjalë, është një park-lojërash të inovacionit. Tani që makinat me bateri janë shtrirë edhe në seritë normale, është koha për të lëvizur në diçka tjetër. Por do ta bëjmë kur të kemi “the next big thing”. Kjo është arsyeja pse do të quhet iNext, me drejtim autonom, në 2021. Pra, me përjashtim të i8 Roadster, deri në 2021 nuk do të ketë produkte të tjera “i” …
Për momentin, ky është plani. Atëherë, modeli i tretë elektrik (i4 ose i5, çfarëdo lloji emri që të ketë) është vetëm një thashethem?
Mendoj se do të ishte strategji jo e mençur që të imitosh serinë BMW, duke i riprodhuar ato në familje “i”.
Por, në mos gaboj, në planin fillestar modeli i tretë ishte …
Le të themi se kemi eksploruar mundësi të ndryshme, por në fund nuk kemi parë përfi time reale duke e realizuar atë. Ndërkohë kemi filluar të hedhim në treg plug-in hibride iPerformance. Midis alternativës për të krijuar një i5, i cili do të ishte plug-in hybrid, ose një iPerformance me të njëjtin model, kjo e fundit na u duk zgjedhja më logjike, në përputhje me dyshen M dhe M Performance.
Nuk jam e sigurt nëse do të ishte logjike. Do të kishte logjikë vetëm nëse ne mund të bënim diçka shumë më ndryshe nga X1-shi, siç bëmë, paralelisht, me X2-shin, e cila nuk është versioni Coupé e X1-shit e as një X4 në një madhësi të reduktuar. Për më tepër, në treg, ne kemi tashmë Serinë 2 Active Tourer, që pjesërisht i jep përgjigje pyetjes është Mini Countryman, që është pak më e vogël se X1-shi. E mendoj se kjo do të ishte identike.
Nëse shoh propozimet që kemi sot në prodhim, mendoj se duhen parë dy herë para se ta hedhim ofertën.
Përndryshe rrezikohet të bëhet konfuz konsumatori. E të rrezikohen përfitimet: edhe ne aspektin financiar, duhet një nivel i caktuar efi kasiteti për secilin prodhim…
Kohë sfidash: makina elektrike, e lidhur, e pavarur… Si e shihni të ardhmen?
E shkëlqyer. Mendoj se teknologjitë që janë shfaqur në skenë hapin shumë mundësi. Elektrifi kimi do të rritet shumë, për shkak se do të fillohet të pranohet nga ana e konsumatorëve. Kush ka drejtuar një BMW elektrike, të cilët janë tashmë 100 mijë, nuk kthehen në motor me djegie të brendshme. Kjo e fundit, megjithatë, do të mbijetojë gjatë. Gjithashtu dhe nafta. Sigurisht, do të ketë një largim nga nafta, por sot ajo mbetet mënyra më efikase për të arritur rezultate të caktuara. Me normat e CO2-shit, kemi të gjithë nevojë për të.
Industria automobilistike do të vdiste, nëse papritur do t’i hiqnim spinën naftës. Sa për drejtimin autonom, do jenë shkurtimet motorike më pak të dobishme në bord, të tilla si marshi në trafik. Por nga BMW-ja timoni nuk do të zhduket.
*Në foto: Hildegard Wortmann, përgjegjësja e markës BMW
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.