Dollari amerikan shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme, madje ai shkoi pranë nivelit të tij më të ulët në këto tre muajt e fundit.
Indeksi i dollarit, i cili e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.4 për qind në 99.258, duke lënë pas kështu nivelin e tij të lartë prej 104.00 të arritur në janar njëkohësisht edhe niveli i tij më të mirë sepse edhe shpresat për një rritje të konsiderueshme ekonomike nën presidencën e re Trump ishin të larta.
Kundrejt jenit, dollari u këmbye me 110.260 dollarë amerikanë për jen, niveli i tij më i ulët që prej nëntorit.
Në sesionin e kaluar monedha euro u këmbye me 1.0850 euro për dollarë amerikanë, niveli i saj më i lartë që prej 8 dhjetorit. Edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme ajo ishte pothuajse në të njetat nivele.
Paundit britanik avancoi me 1.2 për qind kundrejt dollarit amerikan. Ai u këmbye me 1.2527 paund për dollarë.
Dollari australian ishte në nivele të qëndrueshme. Ai u këmbye me 0.7629 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re avancoi me 0.2 për qind dhe u këmbye me 0.7046 NZD për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.