Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt jenit. Ai avancoi me 0.2 për qind dhe u këmbye me 113.45 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ra me 0.1 për qind në 97.097 .DXY.
Ndërsa monedha e përbashkët, euro ishte në nivele të qendrueshme mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1369 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2614 paund për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez u tregtua me 6.8717 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.