Këtë e bën të ditur një studim i Imperial College në Londër, i cili u prezantua në kongresin e European Respiratory Society. Europa, me dy shpejtësi në zbatimin e ligjeve
Jemi më pak të ekspozuar ndaj duhanpirjes pasive nëpër bare, lokale dhe restorante. Për fat të keq, kjo është një tendencë e kundërt në vendin e punës: sot, më shumë se një e katërta e punonjësve europianë duhet të bashkëjetojnë me duhanpirjen e kolegëve.
Ky është përfundimi i Imperial College në Londër, i cili u prezantua gjatë kongresit të përvitshëm të European Respiratory Society në Milano
Studimi – Kërkimi përfshiu më shumë se 55 mijë persona në të 28 vendet e BE-së, të cilët u pyetën nëse ishin të ekspozuar, dhe kur, nga duhanpirja pasive gjatë pushimit të tyre në ambientin e punës. Rreth gjysma e personave në studim u intervistuan gjatë vitit 2009, ndërsa pjesa tjetër në 2014-n.
Këto janë dy data të rëndësishme, pasi në pesë vjet, mes kampionit të parë dhe kampionit të dytë të personave, vende të BE-së si Spanja, Bullgaria, Belgjika dhe Hungaria, kanë miratuar ligje kundër pirjes së duhanit në ambiente publike, ose kanë përmirësuar ato ekzistuese. Kërkimi analizon efikasitetin e politikave europiane për mbrojtjen e shëndetit ndaj sëmundjeve respiratore, duke theksuar hapat që janë bërë përpara dhe hapat pas.
Rezultatet – Nëse në vitin 2009, 45 për qind e të intervistuarve kishin raportuar se kishin kaluar të paktën një mbrëmje në një lokal apo bar ku pihej duhan, në vitin 2014, përqindja ka rënë rreth 25 për qind. Edhe për restorantet, problemi është në një rënie të ndjeshme: mes viteve 2009 – 2014, përqindja e të intervistuarve të ekspozuar ndaj duhanpirjes pasive gjatë një dreke apo darke jashtë, është ulur nga 30 në 11 për qind.
Situata ndryshon në ambientet e punës: nëse në vitin 2009, 23 për qind e të investuarve ankoheshin ndaj ekspozimit të duhanpirjes pasive, në pesë vjet, kjo shifër është rritur, madje duke e kaluar 27 përqindëshin. Kërkuesit e studimit nënvizojnë se kjo shifër tregon nevojën për një angazhim më të madh në luftën kundër duhanit në vendet e BE-së. Në këtë rast, ligjet nuk mjaftojnë, qeveritë duhet të jenë në gjendje edhe t’i zbatojnë ato. Kjo gjë nuk është e lehtë në ambiente punë apo dyqane, ku duhet të jenë vetë punonjësit që duhet të denoncojnë kolegët dhe punëdhënësit për të shmangur ekspozimin ndaj duanprirjes pasive.
Ndryshimet – “Disa vende si Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kanë përparuar mjaft, duke demonstruar se cilat janë rezultatet që mund të arrihen”, – thotë Filippos Filippidis, ekspert i shëndetit publik në Imperial College të Londrës. Por vende të tjera si Greqia dhe Qipro janë duke mbetur pas”.
Nuk duhet të harrojmë që njerëzit që ekspozohen ndaj duhanpirjes pasive janë përballë rreziqeve të mëdha – si për shembull tumoret dhe sëmundjet kardiovaskulare. Të tjera, ndoshta më pak të diskutuara janë sëmundjet respiratore kronike si astma e Bpco, patologji të rrezikshme, në një rritje të fortë në të gjithë botën.
Burimi: La Repubblica