Egjipti ka shënuar një rritje prej 55.1 për qind të numrit të turistëve që e vizituan atë gjatë 2017 në krahasim me vitin 2016.
Disa destinacione të tjera që kanë shënuar rritje gjatë këtij viti janë Togo, Vietnami dhe Palestina.
Numri i tursitëve të huaj që vizituan Egjiptin në 2010 arriti në 14.7 milionë turistë, ndërsa në vitin 2016 kjo shifër pësoi një rënie të lartë duke shkuar në 5.2 milionë, ndërsa viti 2017 ishte edhe viti që shënoi një rritje shumë të lartë, me 55.1 për qind.
Ndërsa Franca ka ruajtuar edhe gjatë 2017 renditjen e saj si shteti me numrin më të lartë të turistëve, rreth 86.9 milionë turistë duke tejkalaur kështu Spanjën që renditet në vend të dytë me 81.8 milionë turistë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që renditen në vend të 3 me 75.9 milionë turistë.
Një ndër arsyet kryesore se përse turistët vijnë për të vizituar Egjiptin janë kurioziteti që kanë mbi Piramidat dhe më pas rezortet në Detin e Kuq, të cilat i ofrojnë turistëve jo vetem pamje marramendëse por edhe sporte të ndryshme uji.
Destinacioni i dytë që ka shënuar rritje në numrin e turistëve është shteti afrikan i Togos, që shënoi një rritje prej 46.7 për qind të numrit të vizitorëve.
Këtu pushuesit vijnë për të parë plazhet me palma të bregut Atlantik si edhe pyjet shumë të dendura.
Një rritje prej 29.1 për qind e rendit shtetin e Vietnamit në vend të tretë, ndërsa një rritje prej 25.7 për qind e rendit Palestinën në vend të katërt. Turistët shkojnë në Palestinë për të vizituar Betlehemin, manastirin Mar Saba dhe xhaminë e Omarit.
Në vedn të pestë renditet ishulli i Niue në Paqësorin e Jugut, i cili shënoi një rritje prej 25.6 për qind në 2017.
Disa shtete të tjera që shënuan rritje në numrin e turistëve gjatë 2017 janë Nepali (24.9 për qind, në vend të 6-të), Izraeli (24.6 për qind, në vend të 7-të), the Ishujt veriore të Marianës në Oqeanin Paqësor (24.3 për qind, në vend të 8-të). Ndërsa Turqia dhe Islanda u renditën të dyja në vend të 9-të me të njejtën përqindje rritjeje, rreth 24.1.
Këto shifra u publikuan në raportin vjetor të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara.