Eksportet u rritën në mars/ Ekspertët: Fokusi te produktet që lënë vlerë të shtuar

20/04/2019 10:59 PM 0 komente

Pasi ranë në dy muajt e parë të vitit eksportet shqiptare u gjallëruan gjatë marsit lajmëroi Instituti i Statistikave.

Rritja krahasuar me marsin e vitit që shkoi është 2,7% kurse në krahasim me shkurtin ato u rriten me 23%. Gentian Elezi, ekspert për tregtinë e jashtme thotë se megjithë rritjen eksportet tona duhet të fokusohen tek produktet që lënë vlerë të shtuar.

“Megjithatë ajo që kemi vënë re është një problem struktural që trashëgohet në vite nga eksportet shqiptare që është përqëndrimi në pak kategori pjesa më e madhe e të cilave nuk sjellin vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare siç mund të jenë mineralet apo metalet, pra çfarëdo eksporti që ka të bëjë me lendë të papërunuar dhe që nuk lë vlerë të shtuar në vend”, tha Gentian Elezi, ekspert për tregtine e jashtme.

Ardhja e turistëve konsiderohet si eksport dhe në këtë pike edhe këtë vit shpresat janë që turizmi të vazhdojë rritjen, por klima e ngarkuar politike mund të japë ndikime negative.

“Duke parë dhe nga vijushmëria e viteve të kaluar turizmi duhet të vazhdojë me prurje të kënaqshme për ekonominë shqiptare, por natyrisht kjo do të varet shumë edhe nga zhvillimet politike në vend të cilat ndikojnë gjithsesi ne imazhin e vendit dhe zhvillimin e turizmit”, tha Gentian Elezi, ekspert për tregtinë e jashtme.

Për marsin eksportet ishin sa gjysma e importeve, duke bërë që deficiti tregtar të ishte 28 miliardë lekë.

Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of