Monedha euro ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u këmbye me 1.1375 euro për dollarë amerikanë.
Ndërsa dollari amerikan humbi pikë kundrejt jenit. Ai ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 110.97 dollarë amerikanë për jen.
Paundi britanik u rrit me 0.12 për qind kundrejt dollarit amerikan.
Lira shënoi rënie mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt dollarit amerikan, duke rënë me 0.8 për qind. Gjthsesi ajo prapë mund të kosiderohet se ka mbetur pranë nivelit të saj më të mirë të kësaj jave, nëse do ta krahasonim me rënien e lartë që pësoi gjatë mëngjesit të të hënës. Pjesërisht ajo është forcuar edhe pas lajmërimit të fundit së Katari do të investojë rreth 15 miliardë dollarë amerikanë në Turqi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.