Mëngjesin e ditës së sotme, monedha euro ishte në nivele të qëndrueshme, njëkohësisht edhe duke mos iu larguar nivelit të saj të lartë të shënuar një ditë më parë ku u këmbye me 1.2297 euro për dollarë amerikanë. Ditën e sotme ai u këmbye me 1.2270 euro për dollarë amerikanë.
Kundrejt jenit, dollari amerikan shënoi një rritje me 0.3 për qind duke u këmbyer me 110.82 dollarë amerikanë për jen. Ditën e djeshme ai shënoi rënie duke u këmbyer me 110.32 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 15 shtatorit.
Edhe indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit shënoi rritje duke shkuar në nivelin 90.456. DXY, duke lënë pas kështu nivelin e saj të ulët prej 90.279 .DXY, niveli i tij më i ulët që prej dhjetorit të vitit 2014.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.