Monedha euro shënoi këtë të hëne, nivelin e saj më të lartë në këto pesë muajt e fundit, duke qenë se kandidati i preferuar i tregjeve të bursës, Macron, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve, duke ulur në këtë mënyrë rrezikun e një Brexit të mundshëm që do të shkaktonte një tronditje në lëvizjen e lirë brenda tregut të përbashkët nëse do të kishim një fitore të kishim një fitore të raundit të parë nga kanditjatja Le Pen.
Monedha euro u rrit me 1.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.0866 euro për dollarë, niveli më i larë që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Kundrejt jenit ajo avancoi me 2.4 për qind dhe u këmbye me 119.77 euro për jen.
Edhe dollari amerikan avancoi kundrej jenit. Ai u rrit me 1 për qind dhe u këmbye me 110.20 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.8 për qind, duke u tregtuar me 1.273.40 dollarë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.