Huawei njoftoi se do të hedhë në treg gjeneratën e tretë të linjës së vet të smartphone, Nova.
Huawei Nova 3 do të ketë karakteristika të telefonave më të mirë në treg sot dhe kërkon që të jetë përgjigjja e kompanisë kineze ndaj Note 9 të Samsung
Nova 3 do të dalë në treg tërësisht i revolucionarizuar…
Karakteristikat teknike të Huawei Nova 3
Në pamje të parë Huawei Nova 3 i ngjan shumë Honor 10 dhe P20 Pro, edhe pse, krahasuar me “kushërinjtë”, Nova 3 është më i madh. Butonat fizikë për volumin dhe për ndezjet e telefonit ndodhen në anën e djathtë, ndërsa vendi i kartës SIM dhe ai i microSD gjenden poshtë në të majtë, përpara altoparlantëve.
Ekrani i Huawei Nova 3 është fullHD + (2340 x 1080) me raport 19,5: 9 dhe 6,3 inç. Huawei Nova 3 ka procesor octa-core 64 bit Kirin 970, i mbështetur nga 6 GB RAM dhe 64 GB ose 128 GB memorie e cila mund të zgjerohet, në varësi të modelit që do të zgjidhni të blini. Memoria mund të zgjerohet deri në 256 GB nëpërmjet një microSD. Bateria e Nova 3 është 3.750 mAh me rikarikim të shpejtë. Telefoni do të ketë sistem operativ Android 8.1 Oreo dhe i personalizuar me Emotion UI (EMUI) 8.2.
Sektori fotografik i Huawei Nova 3
Dy fotokamera prej 16 dhe 24 megapiksel (të dyja me hapje f / 1,8) janë të përfshira në pjesën e pasme të telefonit, ndërsa në pjesën e përparme gjendet vetëm një fotokamerë 24 megapiksel (me hapje (f / 2.0)
Dalja në treg dhe çmimi i Huawei Nova 3
Ngjyrat e Huawei Nova 3 do të jenë vjollcë, e zezë, blu dhe ngjyrë e artë. Sa i përket çmimit ai do të bëhet i ditur në një event të parashikuar më 18 korrik 2018.