Jo tamam një sukses në Europë (në tregun italian ka qenë i pranishëm nga 2011 deri në fund të vitit 2014), modeli Veloster – kjo coupé koreane e karakterizuar nga konfigurimi i pazakontë me tre dyer, një në anën e drejtuesit, e dy të tjerë në anën e kundërt – por me shumë admirues në Shtetet e Bashkuara.
Të cilët presin me padurim serinë e dytë, i cili duhet të shfaqet në fund të këtij viti, për tu shitur pastaj gjatë vitit 2018. Modeli sportiv Hyundai zgjedh evolucionin në vend të revolucionit. Zgjerimi i hapësirës do të thotë rehati më të madhe për pasagjerët mbrapa, ndërsa struktura me dizajnin aerodinamik do të sigurojë një pamje njësh me rrugën.
Nën kofano është e arsyeshme të presim motorin 1.6 turbo me 201 kf aktualisht tek Veloster Turbo, ndërsa për të bërë rolin e të “keqit” në versionin N duhet të jetë motori 2.0 T-GDI me 250 dhe 275 kf, ashtu si dhe kushërira i30 N. First Edition i cili tashmë i ka bërë për vete 100 klientë gjermanë, të cilët do të jenë në gjendje ta marrim këtë makinë në Nürburgring në tetor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.