Shikimi fsheh mijëra sekrete dhe shumë mund të zbulohen nga Inteligjenca Artificiale. Një grup ndërkombëtar kërkuesish, nga institucione australiane dhe gjermane, janë përpjekur të kuptojnë më mirë lidhjen mes personalitetit dhe lëvizjeve të syve, duke zhvilluar një algoritëm që mëson automatikisht.
Është një tip kodi informatik, që mëson pa qenë e nevojshme të jetë i programuar në një mënyrë specifike dhe në gjendje të identifikojë tiparet e personalitetit të çdokujt, duke analizuar lëvizjen e syve. Ky zbulim mund të ndihmojë kompjuterët të kuptojnë dhe të ndërveprojnë më mirë me njerëzit.
Për këtë studim, i publikuar në revistën Frontiers in Human Neuroscience, kërkuesit u dhanë 42 studentëve të Flinders University në jug të Australisë, syze speciale për ndjekjen e syve. Pastaj u kërkuan pjesëmarrësve të bënin një shëtitje në kampus dhe të hynin në një dyqan e të bënin disa blerje. Më pas të plotësonin një pyetësor që i vlerësoi në 5 tipare të personalitetit.
Duke përdorur një metodë të mësuari automatik avangardë, me një set të pasur karakteristikash që kodifikojnë lëvizjet e ndryshme të syve, kërkuesit mundën të parashikojnë në mënyrë të besueshme, katër tipare të karakterit të marra në studim.
Psikologët prej kohësh mbështesin idenë se personaliteti ndikon qasjen tonë vizive në botë. Për shembull, ata që janë kureshtarë, kanë tendencën të shikojnë rreth e qark, ndërkohë ata që kanë një mentalitet të hapur, ndalen më gjatë në imazhe abstrakte. “Sipas disa studimeve të mëparshme, mënyra se si i lëvizim sytë tanë lidhet me atë se kush jemi, nga personalitetit ynë” tha Andreas Bulling për Digital Trends, ndër autorët e studimit, profesor i institutit gjerman për informatikën Max Planck.
Rezultatet e studimit mund t’i hapin rrugë projektimit të sistemeve informatike, ndër të cilat robotë, smartphone dhe makina me vetëdrejtim, në gjendje të lexojnë automatikisht personalitetin e përdoruesve në bazë të këtyre të dhënave dhe personalizimin më pas, të ndërveprimit njeri-makinë.
Burimi: La Repubblica