Një udhëtim me kroçerë mbi Danub, në Budapest, një zhytje në detin e akullt në Holandë, një vizite në minierat e kripës në Krakov, apo të çlodhesh në një qendër Spa me verë-terapi.
Janë të shumta idetë për të festuar ardhjen e Vitit të Ri 2018 në mënyrë origjinale.
Udhëtime, paketa turistike dhe oferta për të prenotuar në momentin e fundit
Viti i Ri në Budapest, festa në rrugë dhe udhëtim me kroçerë në Danub
Edhe më e gjallë se zakonisht është atmosfera që i paraprin Vitit të Ri në Budapest. E ndërkohë që njerëzit festojnë në ambiente të hapura me fishekzjarrë, muzikë live dhe ekrane të mëdha në Piazza Vörösmarty, disa pub-e ofrojnë programe alternative me muzikë, kërcime dhe projeksione filmash.
Si për shembull Romkocsma, i zonës VII, i njohur ndryshe si “pub-i i gërmadhave” i ndërtuar me materiale të marra nga fabrikat apo ndërtesat e shkatërruara – me mure të zgërmitura, murale dhe arredime ekstravagante si për shembull poltrona dentistësh apo vaska banjash. Më e famshmja? Szimpla kert. Ose mund të zgjidhni një udhëtim me kroçerë mbi Danub (paketa e fundvitit përfshin pijet që kushtojnë 60 euro për person, 3 net – 275 euro për person me tre orë guidë. Udhëtimi nuk është i përfshirë).
Viti i Ri në Dublin, mes akrobatëve dhe bandave muzikore të rock-ut
Zhonglerë, njerëz që mbajnë ekuilibrin dhe piktorë nëpër rrugët e Dublinit, i nominuar nga National Geographic ndër destinacionet që duhet të vizitoni në vitin 2018. Atmosfera në fundvit këtu është elektrizuese, e cili shoqërohet nga New Year’s Festival, një event që zgjat dy ditë me koncerte rock-u dhe spektakle të ndryshme animimi për të mëdhenj e të vegjël. Ato kulmojnë me Liffey Lights Midnight Moment: një spektakël që ndërthur lëvizjen e ujit dhe dritave që ‘kërcejnë’ në qiell nën ritmin e muzikës. Viti i Ri pritet me një spektakël dritash në qiellin e kthjellët, të cilat burojnë nga Dublin’s Spire. (Paketa udhëtimi, 3 net përfshirë koktej, 390 euro, ireland.com).
Viti i Ri në Valencia – patinazh dhe ecje në rrugë me maska & kostume
Është një ndër destinacionet më të mira për familjet me fëmijë të cilëve u pëlqen shumë të vizitojnë Oceanografic, akuariumin më spektakolar në Eurupë në Qytetin futuristik të Artit dhe Shkencës, tanimë i shndërruar në simbol të qytetit, që shndërrohet në një pistë të madhe patinazhi, me një hapësirë që u rezervohet më të mëdhenjve dhe një më të vegjëlve. Pastaj vishni një kostum apo vini një maskë për t’u bërë pjesë e San Silvestre Popular Valenciana, një ecje prej 5 kilometrash nëpër rrugët e qytetit. Të shoqëruar nga muzika dhe agua de Valencia (koktej me lëng portokalli, spumante spanjolle dhe vodka). Ata që nuk do të bëhen pjesë e kësaj “ecjeje” mund ta ndjekin atë nga tarraca e katit të dhjetë të hotel Barcelò Valencia (paketë turistike 29 dhjetor – 1 janar, dhomë 2 persona 90 euro, darka e mbrëmjes së fundvitit 72 euro, për fëmijët ulje me 50 për qind).
Viti i Ri në Austri, të ecësh nëpër pyll dhe të bësh ski
Kufstein është një fshat historik dhe një destinacion mes Insbrukut e Salsburgut në të cilin gjendet dhe një kështjellë antike mesjetare. Brenda mureve të saj ngrihen tenda me specialitete gastronomike – ëmbëlsira dhe pjata të tjera – dhe artizanësh, pranë të cilave ju mund të ndalni për të parë punimet prej druri dhe teknikave të tyre. Ju mund të shkoni me një skibus falas në SkiWelt Wilder Kaiser- Brixental , i cili me 279 kilometra pista skijimi është kompleksi më i madh për ski në Austri. Kjo është një parajsë e vërtetë natyrore për ata që pëlqejnë të bëjnë ecje më këmbë apo ski. Për mbrëmjen e fundvitit ju mund të shkoni në luginën Kaisertal, Gasthaus Veitenhof, ku do të shijoni specialitete të mbrëmjes. Dhe në mesnatë, do të shijoni spektaklin e fishekzjarrëve (31 € për person, kufstein.com. Paketë 3 net, për 2 persona, b&b 225,60 €, kufstein.com).
Viti i Ri në Krakov, në minierat e kripës
Një vend surreal dhe një shteg nëntokësor prej tre kilometrash që shkon deri në 135 metra nëntokë në minierat e kripës së Wielliczka, burimi kryesor i pasurisë së Polonisë. Ndodhet vetëm pak kilometra nga qendra e qytetit dhe është një spektakël i mrekullueshëm për të mos u humbur: galeri me basorelieve, dekoracione, liqene dhe katedralja e kripës. Ju mund ta prisni vitin e ri në qendrën e qytetit, në sheshin mesjetar më të madh të Europës dhe Kështjellën që ngrihet. Ju këshillojmë të vizitoni edhe muzeun e vogël Czartoryski me Dama con l’ermellino pikturuar nga Leonardo da Vinci dhe Kazimierz, lagjen e dikurshme hebraike me rrugë prej guri. Pasditja bëhet edhe më e bukur me koncerte me muzikë rock që ndërthuret me muzikë tradicionale në sheshin Suliennice. Ardhja e Vitit të Ri mirëpritet nga tingujt e kambanave të Kishës së Shën Marisë shoqëruar me drita të shumta. (Paketa turistike për të vizituar Minierat e kripës dhe guidë në Krakov : 4 net e 3 ditë 310 € për person, evolutiontravel.it).
Viti i Ri në Republikën Çeke, mbrëmja e ndërrimit të viteve në BRNO
Atmosfera elektrizuese në Brno, i cili konsiderohet edhe si qyteti më i mirë për të jetuar në Çeki. I cilësuar ndryshe edhe si “Vjena e vogël”, për ndërtesat në stilin barok dhe Liberty, ka një qendër historike me pub-e ku mund të shijoni Starobrno, birrën e famshme të qytetit. Ju duhet të vizitoni edhe muzeun Capuchin Crypt dhe fortesën Špilberk. Po aq e bukur është edhe Vila Tugendhat, e cila është konsideruar një ndër kryeveprat e arkitektit Ludwig Mies van der Rohe dhe pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s. Për të festuar mund të shkoni pastaj në Metro Music Bar, dhe më tej në Barcelò Brno Palace, një ndërtesë e shekullit XIX, me një menu me pjata tradicionale dhe ndërkombëtare . (Mbrëmja e fundvitit 38 € për person, barcelo.com-brno).
Viti i Ri në Portorose, Slloveni, relaks dhe mirëqenie
Ju mund të çlodheni në një banjo termominerale në qendrën termale Lifeclass të Portorose në Slloveni, para se të zhyteni në Spa e Grand Hotel. Ju mund të çlodheni mes masazheve Thai dhe trajtimeve kundër plakjes. Kjo është një mënyrë e mirë për të pritur Vitin e Ri. Nëse koha është e mirë, ju mund të bëni një ecje në rrugën që lidh Pirano me Fiesso.