Në një lumë në vreshtat e Bordeaux ndodhet një prej kantinave të verës më të veçanta në të gjithë botën, kantina në formë peshkaqeni “Les Carmes Haut-Brion”, e dizenjuar nga Philippe Starck dhe studioja e arkitektëve LA/HAT. Kjo është cilësuar nga shumë vizitorë si një prej krijimeve futuriste, e cila ngrihet mbi lumë, duke të krijuar idenë sikur sapo ka dalë mbi të një peshkaqen gjigant. Në të gjithë sipërfaqen e kësaj kantine reflektohet bukuria e natyrës rrethuese të zonës, gjë që e bën atë edhe më të veçantë se kantinat e tjera.
Ky projekt mori jetë në momentin kur nisi rikonstruksioni i zonës. Ruajtja e verës në kushtet më të mira të mundshme është një ndër prioritetet e kësaj kantine, prandaj sistemet që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në temperaturën e kantinës janë nga më të mirat.