Rruga më e frekuentuar ajrore në botë nuk është Londër – Paris apo Nju Jork – Los Anxhelos, por udhëtimi midis Seulit dhe një ishulli të vogël jashtë brigjeve të Koresë së Jugut.
Sipas të dhënave nga OAG Aviation Worldwide Ltd., aeroplanët bënë 65,000 udhëtime midis kryeqytetit korean dhe ishullit Jeju – një udhëtim pak më shumë se një orë – në vitin 2017, ekuivalent me 178 fluturime në ditë. Ky është thuajse dyfishi i 35 mijë udhëtimeve më të ngarkuara në Amerikën e Veriut: Los Anxhelos për në San Francisko.
Qytetet aziatike dominuan në listë, shkruan ‘Bloomberg’, duke forcuar statusin e rajonit si tregu më në rritje në botë sa i përket udhëtimit. Los Anxhelos – San Francisko ishte e vetmja rrugë e Amerikës së Veriut dhe nuk ka asnjë destinacion europian në këtë listë.
Jeju – Seul
Plazhet dhe rezortet e Jeju, një ishull në skajin më jugor të Gadishullit Korean, kanë tërhequr turistë për dekada. Këto ditë, turistët japonezë dhe kinezë janë duke u bashkuar me koreanët e jugut në këtë destinacion.
Melburn – Sidnei
Vetëm nëse keni 10 orë për të harxhuar dhe ju pëlqen të udhëtoni, udhëtimi prej 90 minutash është mënyra më e mirë për të bashkuar dy qendrat më të mëdha të banuara në Australi. Kjo linjë u shërben edhe gjatë ditëve të javës udhëtarëve të biznesit. Megjithatë, ata që janë të pasionuar pas shopping, tifozët sportivë dhe turistët janë kategoria që udhëtojnë me bileta të lira.
Mumbai – Delhi
Fluturimi, i cili nuk zgjat më shumë se sa dy orë, lidh biznesin e Mumbait me institucionet politike në Delhi. Një bum i aviacionit ka sjellë atë që kostoja ka shkuar sa një biletë treni – por ky udhëtim zgjat rreth 16 orë.
Fukuoka – Tokio
Fluturimi nga Tokio në Fukuoka, në bregun verior të ishullit Kyushu, zgjat rreth dy orë. Kohëzgjatja “mund” edhe një tren të shpejtësisë së lartë.
Rio de Zhaneiro – Sao Paulo
Një fluturim njëorësh lidh dy qytetet më të mëdha të Brazilit dhe fuqitë ekonomike e industriale të vendit. Biletat mund të kushtojnë më pak se 100 dollarë.