Sipas Zyrës së Statistikave të Kroacisë, inflacioni i çmimit të konsumit shënoi rënie në janar.
Inflacioni ra në 1.1% në janar nga 1.2% në dhjetor, njëkohësisht edhe niveli më i dobët që prej gushtit kur çmimet u rritën me 1%.
Çmimet e konsumit, duke përjashtuar energjinë dhe ushqimin, u rritën me 0.9% në vit, me një ritëm më të ngadaltë krahasuar me 1% rritje në muajin e mëparshëm.
Në muaj, çmimet e konsumit shënuan rënie me 0.2%, krahasuar me rënien prej 0.3% në muajin dhjetor.