Në fund të fundit është një nga shqetësimet më të mëdha kur udhëtojmë me avion. Valixhet, të cilat i “dorëzojmë” kur bëjmë check-in dhe i rimarrim kur mbërrijmë në destinacion.
Për këtë arsye, Delta Airlines ka menduar t’i pajisë pasagjerët me një aplikacion që u lejojnë t’i kenë gjithnjë nën kontroll valixhet e tyre.
Kompania amerikane ka lançuar aplikacionin Fly Delta App, një instrument avangardë që e bën më të këndshëm udhëtimin.
Në momentin që bëni check-in, në çdo valixhe aplikohet një etiketë Rfid (Radio Frequency Identification) që ju mundëson të gjeni vendndodhjen e valixhes suaj në çdo moment nëpërmjet valëve të radios.
Ju mund ta shkarkoni aplikacionin në smartphone tuaj ose në iPad, dhe të kontrolloni në çdo moment se ku ndodhet valixhja.
Etiketa me sistemin Rfid ka një shkallë saktësie 99,85%. Delta Airlines ka investuar 50 mln dollarë për këtë pajisje inovative që do të jetë e disponueshme në 84 aeroporte në SHBA.
“Jemi kompania e parë që ofrojmë këtë nivel transparence. Në momentin që pasagjerët lënë valixhen në check-in duam t’i bëjnë të ndiem të qetë në udhëtimin e tyre”, – thotë Bill Lentsch, zëvendëspresidenti për shërbimin e klientit në Delta Airlines.