Nuk është çudi që Nju Jorku të vazhdojë të përmendet për ndërtesat më të larta të botës dhe kësaj here parashikohet ndërtimi i një prej kullave më të larta në botë, me strukturë prej druri.
Studioja DFA, me bazë në qytetin e Nju Jorkut, ka propozuar ndërtimin e një kulle me strukturë prej druri rreth 220 metra të lartë, e cila do të vendoset shumë pranë një prej parqeve më të mëdha të këtij qyteti, Central Park, në mes të Jacqueline Kennedy Onassis Reservoir.
Një prej qëllimeve kryesore se përse u ndërtua kjo kullë është filtrimi i ujit të kontaminuar në këtë rezervuar (rreth 1 miliard litra ujë) dhe që zë një të tetën e sipërfaqes së parkut, do të shërbejë edhe si një kullë në të cilën njerëzit mund të ngjiten dhe të shijojnë pamjen e mrekullueshme që të ofron qyteti i Nju Jorkut.
Trupi kryesor i kullës do të formohet nga disa struktura në formë spirale, ndërsa veshja e saj e jashtme përbëhet nga një material i tejdukshëm, i cili u lejon vizitorëve një pamje në 360 gradë.
Një turbinë me erë në krye të saj do të gjenerojë energjinë për sistemin e filtrimit të ujit dhe funksionimin e ashensorëve.
Ky nuk është projekti i parë ku firma DFA, ka përdorur materialin e drurit në ndërtim dhe shpresohet që edhe si shumë prej projekteve të tjera, edhe ky të shndërrohet në model për shumë qytete.