Jose Mourinho ka lënë të nënkuptohet se Manchester United mund të nënshkruajë sërish një marrëveshje me sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Ibrahimovic pësoi një dëmtim të rëndë sezonin e kaluar, gjë që e mbajti larg fushës për një sezon, duke përfshirë edhe ndeshjen finale të Europa League kundër Ajaksit, e luajtur në Friends Arena, vendlindjen e tij (Ajaks – Manchester United, 0 – 2).
Pas këtij lëndimi, opsioni për ta zgjatur kontratën për vitin e dytë nuk u mor në konsideratë dhe fanella me numrin e tij iu dha Romelu Lukaku.
Mourinho nuk e përjashton mundësinë që 35-vjeçari të luajë edhe një herë për klubin.
“Ndoshta Ibrahimovic do të qëndrojë me ne” – tha trajneri Mourinho. “Për momentin sulmuesi nuk ka një kontratë, por ai është pranë Manchester United. Fakti që luajmë për Superkupën e Europës (UEFA Super Cup) është edhe për meritë të tij”.
Në anën tjetër, Zlatan Ibrahimovic, një ndër personazhet e botës së futbollit që pëlqen gjithnjë të befasojë, ka përdorur profilin e tij në Instagram për t’i lënë gjithë ndjekësit pa frymë.
ISIBIT ka publikuar trailerin e Zlatan Legends, videolojën për platforma mobile.
Në video shfaqet lojtari, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë, me një veshje futuristike që të sjell ndër mend për sa u përket karakteristikave dhe ngjyrave atë të Iron Mand.
Një ndër hipotezat më të përhapura lidhet me idenë e një loje aksion në hapësirë, por ka dhe nga ata që mendojnë që do të ketë diçka më shumë e lidhur me botën e futbollit.
Misteri do të marrë fund më 17 gusht – kur është parashikuar të dalë loja në App Store. Ndërsa përdoruesit e Google Play Store, do të duhet të presin edhe pak kohë.