Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, do të përpiqet këtë javë të bashkojë kabinetin e saj të ndarë dhe të përpilojë një plan të qartë për Brexit.
Ndërsa negociatorët europianë tregojnë shenja padurimi, ministrat e lartë të Britanisë po përgatiten të mbajnë një seri fjalimesh në javët e ardhshme, duke përcaktuar një vizion të shtetit jashtë Bashkimit Europian.
E quajtur “Harta e Rrugës në Brexit”, programi fillon të mërkurën kur Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, do të lëshojë një apel për të dyja anët e debatit të Brexit. May pritet të ofrojë një marrëdhënie të re sigurie tri ditë më vonë, gjatë një konference në Mynih.
Gjithashtu janë planifikuar të mbajnë fjalime Sekretari i Brexit, David Davis, Sekretari i Tregtisë Liam Fox dhe ministri i Zyrës së Kabinetit David Lidington. Mungon, megjithatë, Kancelari i Departamentit Philip Hammond, i cili ‘zemëroi’ mbështetësit e Brexit në janar, duke thënë se Britania do të shihte vetëm ndryshime “shumë modeste” në marrëdhëniet e saj me BE-në sapo të largohet nga blloku.
Me vetëm 13 muaj të mbetur para se Britania të dalë nga BE, konservatorët në pushtet janë të zhytur në një luftë civile midis atyre që duan të mbajnë lidhje të ngushta me bllokun dhe linjat e ashpra që kërkojnë një ndërprerje të pastër, duke përfshirë tërheqjen totale nga tregu i vetëm i BE-së dhe bashkimi doganor.