Elliott dhe jo vetëm. Fondi i Paul Singer po kërkon një aksioner në minorancë, që të mund ta mbështesë në menaxhimin e Milan.
Siç shkruan Milano Finanza, tashmë i është dhënë mandati Unicredit për të kërkuar një aksioner. Në tavolinë thuhet se janë 25 – 30% të aksioneve të klubit kuqezi.
Vullneti do të ishte mbështetja nga një investitor që të mund të japë ndihmë mbi të gjitha në marketing dhe sponsorizime. Kjo ishte një ndër arsyet për të cilën u thirr ndër të tjera nga Arsenal, Ivan Gazidis, i cili do të hyjë zyrtarisht në shoqëri, duke nisur nga dhjetori si administratori i deleguar.
Mbetet megjithatë çështja e vlerësimit të klubit të Milan. Sipas Elliott, klubi kuqezi duhet të vlejë të paktën 650 – 700 milionë euro, një shifër e cilësuar disi e lartë nga ata që po analizojnë dosjen e kuqezinjve.