Ministria e Transporteve ka bërë gati tashmë edhe draftin e ri të Kodit rrugor I cili pret vetëm miratimin në mbledhjen e qeverisë.
Nikolin Berxhiku pranë Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve sqaron se miratimi i këtyre ndryshimeve kompleton gjithë legjislacionin e nevojshëm për funksionimin e sistemit me pikë. Të gjithë ata qytetarë që kanë një leje drejtimi dhe që rezultojnë në Regjistrin Kombëtar pranë DPSHTRR do të kenë 20 pikë. Këto pikë do të rriten nëse drejtuesi i mjetit nuk kryhen shkelje.
Mungesa e shkeljeve të normave të sjelljes, të cilat çojnë në zbritje pikesh për një periudhë dyvjeçare, kthen sasinë e pikëve në 20, pra në gjendjen fillestare, nëse ka pasur zbritje pikësh më parë. “Panorama” shkruan se kur drejtuesit e mjeteve nuk kanë asnjë pikë të zbritur për një periudhë dyvjeçare mund të japë kredite prej dy pikësh deri në 10 të tilla. Maksimumi i pikëve që mund të arrihet në patentë është 30 të tilla.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.