Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.2 për qind mëngjesin e ditës së sotme, duke lënë pas kështu rënien e tij tejet të lartë të shënuar gjatë një ditë më parë. Ky indeks sot shkoi në nivelin 21,846.48 pikë.
Edhe indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.2 për qind në 1,641.26 pikë.
Ndërsa indeksi i aksioneve të tjera aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, ra me 0.55 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait, SSEC, ra me 0.9 për qind.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, ra me 0.3 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.