Në një anketë të bërë me investitorët e huaj, për të parë se cilat janë pengesat kryesore që ata shohin kur duan të investojnë në Shqipëri, që u krye verën e shkuar, problem kryesor ishte administrate, ka pohuar kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ka përshëndetur fillimin e cikleve të trajnimit “ETIKA E PUNONJESVE TE ADMISTRATES TATIMORE DHE DOGANORE”. Ai tha se sot nisin ato që mund t’I quajmë kurset kundër analfabetizimit fiskal.
Ne jemi të bindur që nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por është sistemi që korrupton njerëzit, tha Rama. “Nuk janë agjentët fiskalë si persona, që janë problemi ynë, por problemi është sistemi ynë i doganave e tatimeve, organizimi si dhe vëmendja zero që i është kushtuar gjithë këto vite kapitalit njerëzor”.
Qëllimet janë të qarta, vullneti është i plotë për të bërë atë kapërcim të domosdoshëm që dallon lirinë nga demokracia, u shpreh kryeministri. “Njerëzit sot nuk vuajnë se u mungon liria, por siguria në marrëdhëniet me qeverisjen”. Pa këtë siguri, kushtetuta është një libër, dhe ligjet letra, shtoi ai.
Më parë, Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj pohoi se duhet rritur cilësia në mbledhjen e e të ardhurave. Trajnimet fiskale, tha ai, do të kenë në themel përmirësimin e punës, së sjelljes. Këtu fullon lufta ndaj abuzivizmit ndaj biznesit. “Kjo administratë është në themel të modelit të ri ekonomik”, tha Ahmetaj.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se ajo që është e rëndësishme sot, është cilësia e trajnimeve. Rasti aktual do të tregojë një praktikë krejt ndryshe nga ajo që ka ndodhur më parë me trajnimet e administratës. “Ne fillojmë një seri trajnimesh, ku pas administratës tatimore, janë dhe instritucionet e tjera në radhë për t’u trajnuar”.
Qëllimi i trajnimeve, sipas Canit, është edukimi i tyre profesional, së dyti për të reflektuar reformat institucionale, për t’iu përgjigjur integrimit në BE, së treti për të rritur të ardhurat, pa pa harruar që t’u shërbejmë me respect bizneseve. Trajnimet do të vijojnë dhe me përfaqësues të biznesit dhe organet tatimore locale. “Biznesi do të jetë pjesë e trajnuesve në administratën fiskale shqiptare”.
“Qeveria është pozicionuar prerë për një administratë fiskale ndryshe nga ajo e mëparshme, për një qasje të re innovative ndaj biznesit”, tha Cani. “Këto objektiva nuk arrihen me njerëz mediokër, të paaftë të pamësuar. Duhet të ndryshojmë perceptimin e publikut për administratën fiskale, duke i dhënë biznesit më shumë siguri”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.