Pagat e reja, Ahmetaj i rrit me 20 mijë lekë për punonjësit e tij

17/03/2017 1:37 PM 0 komente
ministria-e-financave

Ka hyrë në fuqi rritja e pagave për administratën publike, teksa shihet se disa institucione kanë aplikuar rritje më shumë se mesatarja 7 për qind që qeveria miratoi për pagat e administratës publike. Rritjen më të madhe shihet ta këtë bërë Ministria e Financave.

“Në Ministrinë e Financave, nëpunësit civilë në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm, “Drejtor i Përgjithshëm”, “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, si dhe funksionarët në pozicionet “Drejtor i kabinetit të ministrit”, “Zëdhënës” dhe “Këshilltar”, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë” thuhet në vendimin për rritjen e pagave që është botuar sot në fletoren zyrtare. Ja të gjitha ndryshimet në nivelin e pagave të administratës

Në Kryeministri, pozicionet, “Drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Financimeve dhe Ndihmës së Huaj”, dhe “Drejtor i Departamentit të Jetësimit të Prioriteteve”, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj; pozicionet “Drejtor njësie, jurist, koordinator dhe inspektor në Departamentin e Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit”, “Drejtor njësie, Drejtor drejtorie, jurist dhe koordinator në Departamentin e Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj” dhe pozicionet “Koordinator në Departamentin e Jetësimit të Prioriteteve”, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.

4/3. Në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nëpunësit në pozicionet “Inspektor i lartë” dhe “Ndihmësinspektor i lartë”, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj. 4/4. Në Komisionin e Prokurimit Publik, kryetari i komisionit në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, ndërsa zëvendëskryetari, anëtarët dhe nëpunësit në drejtoritë apo sektorët teknikë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.

4/5.Në Agjencinë e Prokurimit Publik, nëpunësit në pozicionet “Titullar institucioni”, “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në drejtoritë dhe sektorët teknikë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.

4/6. Në Agjencinë e Koncesioneve dhe Partneriteteve Publike Private, nëpunësit në pozicionin “Titullar i institucionit”, në masën 13 000 (trembëdhjetë mijë) lekë në muaj, ndërsa nëpunësit në pozicionet “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në drejtoritë dhe sektorët teknikë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.

4/7. Punonjësit e degëve të thesarit që punojnë në sistemin AMoFTS, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj për pozicionin përgjegjës i degës së thesarit Tiranë; 7 000 (shtatë mijë) lekë në muaj për punonjësit e tjerë të degës së thesarit Tiranë dhe 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj për degët e tjera të thesarit.

4/8. Në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, nëpunësit në pozicionet “Titullar i institucionit” dhe “Administrator”, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.

4/9. Në Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Teatrin Kombëtar të Komedisë, Cirkun Kombëtar, punonjësit e trupës artistike në këto institucione, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në muaj.

4/10. Në Drejtorinë e Shifrës, nëpunësit në pozicionet “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.

4/11. Në Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, nëpunësi në pozicionin “Titullar i institucionit”, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, ndërsa nëpunësit në pozicionet “Përgjegjës sektori” dhe “Inspektor”, në sektorët teknikë, në masën 12 000 (dymbë- dhjetë mijë) lekë në muaj.

4/12. Në Ministrinë e Financave, nëpunësit civilë në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm, “Drejtor i Përgjithshëm”, “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, si dhe funksionarët në pozicionet “Drejtor i kabinetit të ministrit”, “Zëdhënës” dhe “Këshilltar”, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë.

4/13. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, nëpunësit civilë në pozicionet “Drejtor i Përgjithshëm”, “Drejtor Drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë.

4/14. Në Institutin e Statistikave, nëpunësit civilë në njësitë teknike të përmbajtjes, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë.

4/15. Në Departamentin e Administratës Publike, nëpunësit civilë në pozicionet “Drejtor Departamenti”, “Drejtor Drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në njësitë teknike të përmbajtjes, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë.

4/16. Në Kryeministri, nëpunësit civilë dhe funksionarët në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm”, “Drejtor i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit”, dhe “Drejtor i Kabinetit të Kryeministrit”, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë.

  1. Përfitojnë një shtesë për kushte të vështira e të dëmshme për shëndetin nëpunësit në pozicionet: – “Përgjegjës i sektorit të arkivit” dhe “Specialist arkivi”, në Kryeministri, Presidencë, Kuvend, aparatet e ministrive të linjës, si dhe në pozicionet “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në drejtoritë apo sektorët e përmbajtjes në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe drejtoritë rajonale/vendore të sistemit të arkivave të shtetit; – “Përgjegjës sektori” dhe “Laborant” në laboratorët e naftës e të gazit dhe laboratorët e lëkurë-tekstileve, si dhe “Inspektor” të naftës dhe gazit në Doganë, autobot, cisternë dhe depozitë tokësore, në Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial; – “Nëpunësit” në Laboratorin Qendror të Forcave të Armatosura, në Laboratorin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe në Laboratorin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. – “Stenograf, regjistrues audio”, në Kryeministri. – Nëpunësit në njësitë e përmbajtjes së Bibliotekës Kombëtare, përjashtuar titullarin dhe zëvendëstitullarin e institucionit. Njësitë e përmbajtjes së institucionit përcaktohen në urdhrin e Kryeministrit për miratimin e strukturës dhe organikës së Bibliotekës Kombë- tare. Kjo shtesë aplikohet në masën dhe sipas rregullave e kritereve të përcaktuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës.

 

 

  1. Struktura dhe nivelet e pagave për zëvendësministrin, prefektin, nënprefektin, nëpunësit e kabineteve në Kryeministri, institucione të pavarura, aparatet e ministrive të linjës dhe prefekturë janë, si vijon: – Zëvendësministër 153 300 lekë;

– Drejtor i Kabinetit të Presidentit, të Kryeministrit, të Kryetarit të Kuvendit, të Prokurorit të Përgjithshëm, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, barazohet në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-a.

– Zëvendësdrejtor i Kabinetit të Kryeministrit 154 900 lekë.

– Kryendihmës në kabinetin e Kryeministrit 152 200 lekë.

– Këshilltari i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit, i Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Këshilltari për Protokollin i Kryeministrit, Këshilltari për Protokollin i Presidentit, zëdhënësi i Presidentit, Drejtori i Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Drejtori i Kabinetit të Avokatit të Popullit barazohen në pagë me zëvendësministrin; – Këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, i Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i Avokatit të Popullit, Ndihmësi i Presidentit, i Kryeministrit dhe i Kryetarit të Kuvendit dhe Këshilltari i zëvendëskryeministrit barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-b. – Ndihmësi i Zëvendëskryeministrit dhe i nënkryetarit të Kuvendit, Drejtori i Kabinetit të ministrit dhe drejtorët e kabineteve të titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura, të përmendura në pikën 1/1 më sipër, barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë  II-a.

 

– Këshilltari i ministrit, zëdhënësi i ministrit dhe këshilltarët dhe zëdhënësi i titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura, të përmendura në pikën 1/1 më sipër, barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë II-b.

– Ndihmësit ligjorë pranë prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ekspertët në Prokurorinë e Përgjithshme, barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë III-a.

– Prefekti i Qarkut të Tiranës 130 300 lekë. – Prefekti i qarqeve të tjera 118 300 lekë. – Nënprefekti i nënprefekturave Kavajë, Lushnjë dhe Sarandë 99 800 lekë. – Nënprefekti i nënprefekturave Krujë, Pogradec, Librazhd, Tepelenë, Përmet, Mat, Pukë, Tropojë dhe Skrapar 92.400 lekë.

– Nënprefekti i nënprefekturave Malësi e Madhe, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Devoll, Mallakastër, Has, Kuçovë, Mirditë, Delvinë, Kurbin dhe Kolonjë 88 000 lekë. – Këshilltari i Prefektit të Qarkut të Tiranës 69 800 lekë. – Zëdhënësi i Prefektit të Qarkut të Tiranës 59 300 lekë.

– Sekretari i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit, i Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i Prokurorit të Përgjithshëm, i Zëvendëskryeministrit, i Nënkryetarit të Kuvendit dhe i Avokatit të Popullit 73 500 lekë.

– Sekretari i ministrit, sekretar në zyrën e Avokatit të Popullit, sekretar i titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura, të sekretari i organit kolegjial drejtues, sekretar në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës dhe institucionet e pavarura, të përmendura në pikën 1/1 të këtij vendimi 61 950 lekë. Shtesa për vjetërsi në punë për të gjitha pozicionet “Sekretar”, jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi vlerën 14 000 (katërmbëdhjetë mijë) lekë në muaj. Për efekt të llogaritjes së kësaj shtese, vite pune do të konsiderohen vjetërsia e përgjithshme në punë, e dokumentuar në librezën e punës së çdo punonjësi, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucionet e arsimit të lartë për femrat dhe periudha e trajtimit me pagesë papunësie. Të drejtën për të pasur këshilltarë të jashtëm e ka vetëm Kryeministri.

Pagesa e tyre mujore është deri në 40% të pagës mujore të këshilltarit të brendshëm. Masa e pagesës përcaktohet nga Kryeministri. Të drejtën për të pasur ndihmës të jashtëm e ka vetëm Kryeministri. Pagesa e tyre mujore është deri në 40% të pagës së kategorisë I-b. Masa e pagesës përcaktohet nga Kryeministri.

Titullari i Agjencisë së Trajtimit të Pronës ka të drejtë të ketë një këshilltar të jashtëm. Pagesa e tij mujore është sipas kategorisë III-a.

 

  1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve civilë/nëpunësve në institucionet e përcaktuara sipas pikës 1/1, të këtij vendimi, janë sipas lidhjes nr. 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

7/1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve, në administratën gjyqësore të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit dhe administratën e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe pranë gjykatave të apelit, janë sipas lidhjes nr. 4/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

  1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në institucionet e përcaktuara sipas pikës 1/2, të këtij vendimi, janë sipas lidhjes nr. 5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

8/1. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, janë sipas lidhjes nr. 5/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

8/2. Nivelet e pagave për punonjësit efektivë kërkimorë e shkencorë në Akademinë e Shkencave, janë sipas lidhjes nr. 5/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

8/3. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në Inspektoratin Qendror dhe në Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, janë sipas lidhjes nr. 5/3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

8/4. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar i institucionit”, në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, janë sipas lidhjes nr. 5/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

  1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në institucionet e përcaktuara sipas pikës 1/3/a, të këtij vendimi, janë sipas lidhjes nr. 6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Nëpunësit e Sekretariatit Kombëtar të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI–Shqipëri), të cilët sipas organizimit të mëparshëm kanë pasur emërtesën “Koordinator” dhe një nivel page më të lartë se përcaktimi i këtij vendimi do të vazhdojnë të përfitojnë pagën që kanë pasur sipas organizimit të mëparshëm.

9/1. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, janë sipas lidhjes nr. 6/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, janë sipas lidhjes nr. 6/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

9/3. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në Agjencinë e Trajtimit të Pronës, të jenë sipas lidhjes nr. 6/3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

9/4. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, janë sipas lidhjes nr. 6/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

9/5. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, janë sipas lidhjes nr. 6/5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

9/6. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, të përcaktuar në pikën 1/3/a, të këtij vendimi, janë sipas lidhjes nr. 6/6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

9/7. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të punonjësve të sistemit doganor, janë sipas lidhjes nr. 6/7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Nëpunësit/punonjësit e kategorizuar në kategoritë C3, D1, D2, dhe D3, të lidhjes nr. 6/7, përfitojnë shtesën për vjetërsi në punë, në masën 1% mbi pagën e pozicionit pas çdo viti pune, deri në 25 vjet.

9/8. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të punonjësve të sistemit tatimor, janë sipas lidhjes nr. 6/8, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

9/9. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve në Avokaturën e Shtetit janë sipas lidhjes nr. 6/9, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Nëpunësit e Avokaturës së Shtetit, të cilët deri në datën 10 shkurt 2012, përfitonin një pagë më të lartë sesa parashikohet në lidhjen nr. 6/9, do të vazhdojnë të përfitojnë pagën e mëparshme. Nëpunësit e tjerë përfitojnë pagat sipas përcaktimit në lidhjen nr. 6/9. Nëpunësi i emëruar jashtë vendit, në pozicionin “Jurist pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës, i cili është përfaqësues i përhershëm pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka statusin financiar të përfaqësuesit të ministrisë së linjës në përfaqësinë tonë diplomatike pranë BE-së. 9/10. Kategoritë e pagave dhe shtesa për natyrë të veçantë pune dhe vështirësi shërbimi të pozicioneve civile të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm”, në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të jenë sipas lidhjes nr. 6/10, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Pozicionet në funksione operacionale, operacionale mbështetëse dhe mbështetës, në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, përcaktohen në urdhrin e Kryeministrit për miratimin e strukturës dhe organikës së kësaj agjencie.

 

  1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në institucionet e përcaktuara sipas pikës 1/3/b, të këtij vendimi, janë sipas lidhjes nr. 7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 10/1. Nivelet e pagave të punonjësve të trupës artistike në Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Teatrin Kombëtar të Komedisë dhe Cirkun Kombëtar janë sipas lidhjes nr. 7/1 (pjesa I dhe II), që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Vjetërsia në punë për punonjësit që paguhen sipas lidhjes nr. 7/1, jepet në masën 2% pas çdo viti pune deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi vlerën 14 000 (katërmbëdhjetë mijë) lekë. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, janë sipas lidhjes nr. 7/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 10/3. Nivelet e pagave të punonjësve të trupës artistike në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes dhe trupën artistike në Batalionin e Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, janë sipas lidhjes nr. 7/3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Vjetërsia në punë për punonjësit që paguhen sipas lidhjes nr. 7/3, jepet në masën 2% pas çdo viti pune deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi vlerën 14 000 (katërmbëdhjetë mijë) lekë. 10/4. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, që përcaktohen në pikën 1/3/b, të këtij vendimi, janë sipas lidhjes nr. 7/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 10/5. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Sekretar i Përgjithshëm”, në administratën e Prefektit, janë sipas lidhjes nr. 7/5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 11. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në institucionet e përcaktuara sipas pikës 1/3/c, të këtij vendimi, janë sipas lidhjes nr. 8, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 11/1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, që përcaktohen në pikën 1/3/c, të këtij vendimi, janë sipas lidhjes nr. 8/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 11/2. Vlera e pagës për pozicionet e punës dhe shtesa për kushte pune në sektorin e helikopterëve të Repartit Special Renea, janë sipas lidhjes nr. 8/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Vjetërsia në punë për punonjësit që paguhen sipas lidhjes nr. 8/2, jepet në masën 2% pas çdo viti pune deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi vlerën 14 000 (katërmbëdhjetë mijë) lekë.

 

  1. Kategoritë e pagave të nëpunësve në pozicionet “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në institucionet rajonale/vendore, në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit, ministrave të linjës, në institucionet rajonale/ vendore, në varësi të institucioneve të përcaktuara në pikën 1, në institucionet vendore në varësi të institucioneve rajonale, të punonjësve që kryejnë funksione të deleguara të pushtetit qendror në pushtetin vendor, të bordeve të kullimit, administratave rajonale të zonave të mbrojtura, të komisioneve vendore të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë Prefektit të Qarkut, të nëpunësve civilë në pozicionet mbështetëse “Specialist”, “Shef seksioni” dhe “Përgjegjës/shef sektori”, në drejtoritë e policisë në qarqe, në komisariate dhe reparte autonome, si dhe të punonjësve civilë në qendrat e rekrutimit dhe mobilizimit dhe komandat e mbështetjes rajonale, të sistemit të Forcave të Armatosura, të jenë sipas lidhjes nr. 9, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Inspektorët veterinarë kufitarë, inspektorët fitosanitarë kufitarë dhe inspektorët e shërbimit të Inspektoratit Ushqimor, të sistemit të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë, të cilët bëjnë pjesë në grupet e kontrollit doganor, të paguhen me kategorinë IV-a. 12/1.

Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore, janë sipas lidhjes nr. 9/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

12/2. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në drejtoritë e burgjeve dhe institucionet e riedukimit në rrethe, janë sipas lidhjes nr. 9/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 12/3. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në zyrat (drejtoritë) rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 52 Faqe|3256 dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, janë sipas lidhjes nr. 9/3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 12/4. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni”, në komisionet vendore të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë Prefektit të Qarkut, janë sipas lidhjes nr. 9/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 12/5. Kategoritë e pagave të nëpunësve civilë në pozicionet mbështetëse “Specialist”, “Shef seksioni” dhe “Përgjegjës/shef sektori”, në drejtoritë e policisë në qarqe, komisariate dhe reparte autonome, janë sipas lidhjes nr. 9/5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 13. Funksionarët politikë, nëpunësit e kabineteve dhe nëpunësit civilë/nëpunësit që përfshihen në fushën e veprimit të këtij vendimi, nuk përfitojnë shtesa të tjera mbi pagë, të përcaktuara me vendime të tjera të Këshillit të Ministrave.

 

  1. Pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve të përfshira në fushën e veprimit të këtij vendimi, përcaktohen në bazë të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës.
  2. Vendimi nr. 545, datë 11.8.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/ nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucionet në varësi të Kryeministrit, institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e Prefektit”, i ndryshuar, dhe vendimi nr. 455, datë 8.7.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për pagat dhe shtesat mbi pagë të punonjësve të shërbimit pyjor”, i ndryshuar, shfuqizohen. 16. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2017: – Për rritjet e vlerave të pagave për institucionet pjesë të fushës së veprimit, si dhe të aplikimit të shtesës për natyrë të veçantë pune, për Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Departamentin e Administratës Publike dhe Institutin e Statistikave, të përballohen nga fondet e miratuara në ligjin nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, për politikat e reja të pagave. – Për të gjitha ndryshimet e ndodhura në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë edhe ato të politikave të pagave, të përballohen nga fondet e miratuara për vitin 2017, për këtë sistem. – Për të gjitha ndryshimet e tjera në këtë vendim, të përballohen nga fondet e miratuara për vitin 2017, për secilin institucion. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 mars 2017.
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz