Gjatë mbledhjes së ditës së premte, Bordi i drejtorëve të Piraeus Bank Group zgjodhi në mënyrë unanime z.Christos Megalou si Drejtorin e Ri Ekzekutiv. Z.Megalou ka një eksperiencë të gjatë ndërkombëtare si bankier. Karriera e tij shënon 31 vite, pjesa më e madhe e të cilave ka qënë me institucione globale financiare të përqendruara kryesisht në Londër. Z. Megalou ka shërbyer si Ceo i Eurobank Ergasias SA, një ndër katër bankat sistemike në Greqi. Më parë ai ka patur pozicione të larta menaxheriale në fushën e investimeve bankare në Credit Suisse Group.
Kryetari i Piraeus Bank Z. George Handjinicolaou tha: “Në emër të Bordit të Drejtorëve të Piraeus Bank, unë dua të përgëzoj Z Megalou dhe ti uroj mirëseardhjen në Bankë. Eskperienca e zgjeruar ndërkombëtare në lidership e Christos’, ekspertiza në tregjet globale financiare, e kombinuar me njohurinë e tij të thellë për të kuptuar tregun Grek, do të jetë e paçmueshme në suksesin e planit ristrukturues të Piraeus Bank. Ky është një tjetër moment i madh historik për Piraeus Bank, të ndërtojë një Bord të fortë më eksperiencën e kombinuar për të trajtuar sfidat në mënyrë efikase dhe të sigurojë që banka është e mirë-pozicionuar për tu përballur me standartet më të larta të qeverisjes së korporatave.
Z. Christos Megalou, CEO i sapo emëruar i Piraeus Bank, tha: “ Dua të falenderoj Bordin e Drejtorëve për besimin që ata kanë treguar tek unë. Është një nder i madh të drejtosh Bankën më të madhe Greke. Jam i lumtur nga mundësia e përdorimit të eksperiencës dhe ekspertizës që kam akumuluar gjatë karrierës time si kontribut në kthesën e Piraeus Bank. Dua të shpreh besimin tim në Bordin e Drejtorëve dhe kapitalin njerëzor shumë të kualifikuar të Bankës dhe jam duke shikuar të ardhmen në përpjekje për të punuar së bashku në një atmosferë krijuese dhe produktive për të siguruar rolin drejtues të Piraeus Bank në ekonominë Greke