Suning dëshiron t’i bëjë gjërat mirë dhe shpejt, për ta ngritur Interin në majat e futbollit europian – duke ndihmuar në rritjen e investimeve dhe të ardhurave.
Edhe pse kualifikimi në Champions League është ende i largët, gjatë tetë muajve të parë në drejtimin e klubit, kinezët kanë investuar mjaft dhe kanë
treguar se i kanë idetë e qarta.
Prioriteti është sistemimi i llogarive për Fair Play Financiar dhe në të ardhmen t’i japë më shumë fuqi investimit nëpërmjet një rritje të vazhdueshme të të ardhurave, të cilat deri tani arrijnë 200 milionë euro pa llogaritur të ardhurat nga Champions League.
Investimet
-270 milionë për të zotëruar 68,55 për qind të klubit, përveç natyrisht faktit që Suning ka marrë përsipër të shlyejë borxhet e klubit (të cilat verën e kaluar ishin 309 milionë).
-Suning ka investuar në merkato rreth 130 milionë euro të tjera për blerjen e disa futbollistëve të rëndësishëm si p.sh., Candreva, Gabigol, Joao Mario dhe së fundi ish-mesfushorin e Atalanta-s, Gagliardini.
-15 milionë euro sponsorizim për qendrën stërvitore Pinetina, qendrën sportive Interello dhe veshjet e seancave stërvitore.
Objektivat
-Të kalojë numrin e tifozëve të Milanit në Azi.
Verën e kaluar, Interi kishte 311 milionë mbështetës, 148 milionë mes Azisë dhe Paqësorit. Renditet në vendin e nëntë në botë dhe në vend të katërt në Kinë për numrin e tifozëve. Por Milani është ende para.
-Të rrisë numrin e sponsorëve
Së shpejti do të bëhet i njohur një sponsor i rëndësishëm dhe ndërkohë është në plan që të hyjnë edhe rreth 15 milionë euro duke i dhënë të drejtat e imazhit të lojtarëve një shoqërie tjetër kineze.