Qeveria ka deklaruar tashmë nismën e saj për mbështetjen e ekonomisë jobujqësore në të paktën 100 fshatra të cilat do të jenë pjesë e një program 4 vjeçar. Së fundmi nga 188 fshatra të propozuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbyllur listën me të përzgjedhurit ku bien në sy një pjesë e mirë e fshatrave që njihen si destinacione turistike NGA Dardha, Voskopoja, Razma apo Bosboshtica. Në këtë listë nuk mungojnë as fshatra të tjerë që në lajme I kemi dëgjuar për gjithçka përveç turizmit si Lazarati apo Kalivaçi. Mëposhtëm lista me 100 fshatrat ku do shtrihen investimet dhe mbështetja në programin 4 vjeçar.
Lista me 100 fshatrat
- Shkodër , Malësi e Madhe
Lëpushë, Razëm/Vrith, Theth, Drisht, Qelëz, Kryezi, Mjedë, Zogaj
- Kukës, Tropojë
Valbonë, Cahan, Shtiqen, Shishtavec
- Lezhë
Fishtë, Ishull-Lezhë, Orosh, Skuraj, Kukël,
- Dibër , Bulqizë
Radomirë, Bushkash, Rabdisht, Zerqan, Guri i Bershë,
- Durrës, Krujë
Halilaj, Shetaj, Radë, Metaliaj, Shënvlash, Gjepalaj
- Tiranë, Kavajë
Prezë, Marikaj, Shesh, Laknas, Shëngjergj, Pëllumbas, Pezë, German, Karpen, Vilë Bashtovë
- Elbasan, Librazhd
Stëblevë, Dardhë, Rrajcë, Skënderbej, Shushiucë, Gjinar, Shënavlash, Sotirë, Shtremen, Pajovë, Seferan
- Lushnjë, Fier
Goricaj, Krutje, Ardenicë, Libofshë, Luar, Siceqë, Hekal, Çakran
- Berat, Skrapar, Kuçovë
Kozarë, Malas Breg, Roshnik, Qafë Dardhë, Kapinovë, Blezenckë
- Vlorë, Sarandë
Zvërnec, Drashovicë, Plloçë, Kaninë, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Rusan, Çukë, Mesopotam, Mursi, Tragjas
- Gjirokastër
Kalivaç, Nivicë, Peshtan, Kosinë, Malëshovë, Leuse, Antigone, Zhulat, Dhoksat, Lazarat, Nepravishtë, Sotirë
- Korçë, Pogradec
Lin, Tushemisht, Gurras, Zvirinë, Zaroshkë, Voskopojë, Boboshticë, Dardhë, Arrëz, Nikolicë, Rehovë, Borovë,
Çfarë është Programi i Integruar për Zhvillimin Rural
Programi i Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR) – Programi i 100 fshatrave synon të koordinojë ndërhyrjet zhvillimore në hapësirën rurale të 100 fshatrave, përcaktuar në shtojcën B të kësaj strategjie, sipas qasjes ndërsektoriale dhe me shumë aktorë, duke u shkëputur nga ndërhyrjet e copëzuara dhe me qasje strikte sektoriale, që po ndodhin apo pritet të ndodhin në vend. Qasja e integruar për zhvillimin rural do të targetojë objektiva të matshëm për zhvillimin e hapësirës rurale, nëpërmjet fokusit të qendërzuar (programim i integruar dhe i koordinuar) i investimeve publike, atyre të donatorëve dhe investimeve private, në hapësirën e mirë përcaktuar të 100 fshatrave, me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-social, agroturizmit dhe turizmit rural, natyrës dhe mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore.
- ii) Objektivat e Programit
PIZHR do të programojë ndërhyrjet me investime të integruara në zonat e përcaktuara (100 fshatra), nëpërmjet 3 objektivave si më poshtë:
- a) Përmirësimi i infrastrukturës publike(mbështetja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastruktura mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kultutrore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor etj.)
- b) Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike( përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investimet në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime ne prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime te tjera ekonomiko-financiare etj. Mbështetja për inkubatorë të produkteve rurale tradicionale, promovim dhe marketim të zonave rurale, shërbime transporti, panaire dhe festat lokale etj.)
- c) Zhvillim i kapitalit social dhe njerëzor,(mbështetje për krijimin e rrjeteve rurale, grupeve lokale të veprimit si dhe shoqërinë civile në zonat rurale, trajnim profesional për të rinjtë dhe gratë, mbështetje të trashëgimisë kulturore, mbështetje për promovimin e traditave dhe jetesës në fshat, etj.)
“Programi i Integruar për Zhvillimin Rural –Programi i 100 fshatrave”, do të zbatohet në periudhën 2018-2020.
Harta me fshatrat
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Po si ka mundesi qe nuk eshte perzgjedhur Frasheri si kryeqendra e shqiptarise
kujte po i behet von per frashrin ato behen per para
rruga Banjë-Shënavlash-Sterstan-Valësh-Gjinar pa shum kosto e domosdoshme per infrastukturë etj…..?!
per se e hoqet shënavlashin $
Edhe pse Vlora eshte nje nga qarqet me te perfaqesuar ne ate liste, perseri me vjen keq qe jane lene jashte listes fshatra si Dukati apo Narta. Theksoj qe jane fshatra (qe vec te tille smund t’i quash) me tradite te larte prodhuese (vere, vaj ulliri, peshkim, agrume, djathe e bageti te imta), me banore mikprites, te kulturuar, me histori dhe arkitekture te ruajtur mire. Kam bindjen qe ne te ardhmen do te jene patjeter pjese e projekteve te tilla.
Me vjen mire qe qeveria ka nje plan investimi ne fshat por duhet te ishin perfshire disa fshatra me te mrdhenj, per shembull ne krahinen e Shishtavecit duhej te ishte zgjedhur edhe cshati Brekije si fshati me i madh i krahines dhe mjaft i pershtatshem per Turizem.