Pse empatia është e rëndësishme në vendin e punës

04/06/2018 4:48 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Empatia, është një cilësi për të cilën kemi kaq shumë nevojë në shoqëri dhe në vendin e punës. Universiteti i Oksfordit e përkufizon empatinë si “aftësia për të kuptuar dhe për të ndarë ndjenjat e dikujt tjetër”.

Por një studim i fundit i vitit 2018 nga Businessolver (State of the Workplace Empathy) gjeti një hendek të madh mbi mënyrën se si punonjësit i shihnin drejtuesit e tyre (CEO) sa i përket empatisë dhe mënyrës se si CEO-t e shohin kompaninë e tyre: 92% e CEO-ve raportuan se kompania e tyre është empatike por vetëm 50% e punonjësve thanë se CEO i tyre ishte i tillë.

CEO janë të ndërgjegjshëm për këtë çështje. Në vitin 2018, 68% e CEO tha se gjendja e empatisë në kompanitë amerikane duhet të ndryshojë, me një rritje prej 8 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017. Por CEO-t nuk dinë se si të japin ndihmën e tyre që ta ndryshojnë këtë situatë – 45% e CEO-ve në 2018 thanë se ata e kishin të vështirë të shfaqnin ndjeshmëri çdo ditë në vendin e punës. 96% e punonjësve mendojnë se është e rëndësishme që punëdhënësit e tyre të tregojnë ndjeshmëri në vendin e punës, +4 pikë përqindje në rritje që nga viti 2017. Por 92% mendojnë se empatia mbetet e nënvlerësuar, në rritje +7% krahasuar me vitin e kaluar.

Drejtuesi ekzekutiv i Businessolver, Jon Shanahan, tha se ky hendek vjen nga dy grupe të cilët e shohin shfaqjen e empatisë në vendin e punës në mënyrë të ndryshme.

“Ka ardhur koha të ndryshojmë perceptimet dhe të rrisim standardet tona për empatinë. Është e qartë se diversiteti më i madh në vendin e punës i bën kompanitë më empatike”.

Shanahan thekson se empatia është si një muskul i cili duhet të stërvitet që të bëhet më i fortë.

“Një përqindje në rritje e të anketuarve treguan interes për të marrë pjesë në një trajnim sa i përket empatisë. Ndër të tjera, rreth 80% e të punësuarve do të merrnin pjesë me kënaqësi në një seri trajnimesh për aftësitë e ndjeshmërisë (trajnime brenda ose jashtë vendit, apo kurse online). Një përqindje më e lartë CEO-sh, 90%, shprehën të njëjtin nivel interesi”.

Studimi tregoi po ashtu se 87% e CEO-ve sheh një lidhje të drejtpërdrejtë mes empatisë në vendin e punës, ecurisë së kompanisë, produktivitetit, ruajtjes dhe shëndetit të përgjithshëm të kompanisë. 87% e CEO-ve besojnë se ecuria financiare e kompanisë është e lidhur ngushtë me empatinë në vendin e punës, të njëjtën gjë mendojnë edhe 79% e drejtuesve të burimeve njerëzore. Në fakt, pjesa më e madhe e punonjësve të niveleve të ndryshme janë përgjigjur se ndjeshmëria motivon punonjësit dhe rrit produktivitetin.

Ndër të tjera, çdo vit studimi State of Workplace Empathy ka gjetur se një përqindje në rritje e punonjësve do të punonin me orë të gjata nëse do të kishin një drejtues që do të tregonte empati, dhe viti 2018 nuk bën përjashtim (81%).

Duke theksuar vlerën në rritje të empatisë në vendin e punës, raportin tregon se 96% e të intervistuarve thonë se është e rëndësishme për kompanitë ta shfaqin empatinë, +4 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar, dhe CEO e lidhin kryesisht ecurinë financiare të kompanisë së tyre me empatinë në vendin e punës.

Ekzistojnë studime që mbështesin këtë lidhje – një indeks për empatinë i publikuar në Harvard Business Review gjeti se dhjetë kompanitë me nivel më të lartë empatie u rritën në vlerë më shumë se dy herë krahasuar me ato që qëndronin në fund të këtij indeksi dhe gjeneruan 50% më shumë fitime të përcaktuara nga kapitalizimi i tregut. CEO-t e lidhin ngushtë ecurinë financiare të kompanisë së tyre me empatinë në vendin e punës.

Ndjeshmëria luan rol të rëndësishëm që punonjësit të mos japin dorëheqjen. 96% e punonjësve ka më shumë mundësi për të qëndruar në një kompani e cila kupton nevojat e tyre.

*Karen Higginbottom
Burimi: Forbes

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz