Ministria e Financave njofton se nesër do të zhvillohet ankandi obligacioneve 10 vjeçare në Bankën e Shqipërisë. Në total qeveria do të kërkojë të huazojë në tregun e brendshëm 3 miliardë lekë ose rreth 22 milionë euro. Me synimin për të përqendruar në borxhin afatgjatë, qeveria po emeton obligacione me afat 10-vjeçar që ofrohet në dy variante, me interes fiks dhe të ndryshueshëm.
Shuma e përgjithshme për interesa të pandryshueshme është 2 miliardë lekë.
Interesi i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 9.15% dhe do të paguhet çdo 6 muaj përkatësisht në datat 25 tetor dhe 25 prill.
Ndërkohë Ankandi 10 vjeçar me kupon të ndryshueshëm kërkon një shumë të përgjithshme prej 1 miliardë lekësh.
Kuponi do të paguhet çdo 6 muaj përkatësisht në datat 25 tetor dhe 25 prill.
Gjatë dy viteve të fundit, financat po ndjekin strategjinë e rritjes së maturitetit të borxhit të brendshëm, me synimin për të ulur rrezikun e ripagimit të tij.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.