Qiellgërvishtësi anglez që humbet mes reve

29/09/2017 10:12 PM 0 komente

Qiellgërvishtësi londinez, i cili duket se humbet mes reve, është një prej arritjeve arkitektonike të këtij shekulli.

Kjo godinë, e ashtuquajtur edhe si Kulla e Renzo Pianos, është një prej simboleve të kryeqytetit britanik.

foto 2

Qiellgërvishtësi me emrin Shard ka funksione të ndryshme. Ai shërben si hapësirë për zyra, shtëpi banimi, restorante, madje edhe një hotel. Ndërtesa ndodhet në Southwark, pranë Katedrales legjendare së Shën Paulit.

foto 3

Që në pamje të parë, ajo nuk ka thuajse fare lidhje me ndërtesat tipike tradicionale londineze, me çati të kuqërremta me gjethe të thara pemësh, apo elemente të tjera, të cilët të lidhin direkt me Anglinë.

foto 7

Qiellgërvishtësi ka 70 kate dhe në total rrethohet i gjithi nga 11,000 panele gjigante xhami.

foto 6

Qelqi i përdorur nuk ka asnjë refleks dhe duke qenë i bardhë, ai lejon që rrezet e diellit të depërtojnë lehtësisht në këtë ndërtesë, duke i dhënë pamjen e një kulle kristali.

Foto

foto 8

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz