Zbulohen 100 qytetet më mikpritëse në botë

07/11/2017 3:39 PM 0 komente

Cili është qyteti më mikpritës në botë? Sipas një renditjeje të re është një vend ku çamçakëzi është i ndaluar dhe ku mund të marrësh një gjobë të majme nëse hani apo pini në metro. Dhe ky është Singapori.

Singapori lë të dytin në radhë Stokholmin, jo për shkak të rregullave të rrepta se sa për ambientin e sigurt, aeroportin eficient dhe ultramodern dhe vullnetin për të mirëpritur turistët.

Renditja është publikuar nga website i udhëtimeve TravelBird. Ai analizoi 500 destinacionet më të mëdha të turizmit në botë, sipas Organizatës Botërore të Turizmit, duke marrë në konsideratë faktorë kyç që bëjnë një vizitor të ndihet i mirëpritur si për shembull: pika e hyrjes, lumturia e banorëve, siguria, disponueshmëria për të mirëpritur turistët dhe niveli i mirë i gjuhës angleze. Për të hartuar këtë renditje u mor në konsideratë edhe përvoja e 15 mijë gazetarëve të udhëtimeve.

Studimi u nxit nga reagimi anti-turistë në disa nga qytetet europiane me mbipopullim turistësh këtë verë si Barcelona, ku protestuesit shpuan gomat e autobusëve të turistëve apo gomat e biçikletave që jepen me qira në gusht dhe në Venecia ku banorët ngrihen shpesh kundër kroçerave për të ruajtur ndërtesat e tyre antike.

Klasifikimi në vend të parë i Singaporit nuk duhet të jetë një surprizë – thotë Evelyn Chen, autore dhe eksperte e guidës së Telegaph Travel. Është vërtet një ndër qytetet më mikpritëse në botë – thotë ajo. Kjo ndihet që në momentin që zbret në Aeroportin Changi,

“Singapori është vërtet një nga qytetet më mikpritëse në botë” – thotë ajo. – Ju e ndieni këtë gjë që në momentin që arrini në Aeroportin Changi”.
Changi, i cili mburret se ka një kopsht me flutura, dy kinema falas që qëdrojnë 24 orë në 24 hapur dhe një pishinë në tarracë është vlerësuar si aeroporti më i mirë në botë për pesë vite radhazi.
“Mendoj se është ndihmues fakti që gjuha angleze është gjuha e parë në vend dhe e lehtëson komunikimin mes turistëve dhe banorëve vendas” – shtoi Chen.

“Me përjashtim të ndonjë defekti të rastit, transporti në përgjithësi është i rregullt. Ndonjëherë banorët e Singaporit ankohen pak, por kush nuk e bën një gjë të tillë? Por në përgjithësi jemi shumë të lumtur”.

Top 10 vijon me Helsinkin, San Franciskon, Roterdamin, Lisbonën, Tokion, Oslon, Zyrihun dhe në fund Orlandon.

Burimi: The Telegraph

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz